Emergjencat Civile kanë njoftuar për një zjarr masiv që ka rënë në vendin e quajtur Mali i Derjes.
Vatra e zjarrit gjendet në masivin e malit të Dajtit, afër antenave celulare, ndërsa pylli i ndezur përbëhet nga drurë halorë, kryesisht pisha dhe bredha.
Për shuarjen e flakëve po punohet duke hedhur ujë me helikopter, ndërsa forcat e Zjarrfikëses dhe të Pyjores nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer.
Ende nuk ka një total të sipërfaqes së prekur nga flakët. Helikopteri ka avantazhin që mund të furnizohet fare pranë në një rezervuar me ujë. Situata po ndiqet nga afër nga autoritetet lokale dhe strukturat e Emergjencave Civile.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/