DETAJET E CEREMONISË/ Të hënën Bujar Nishani i lë stafetën Ilir Metës,...

DETAJET E CEREMONISË/ Të hënën Bujar Nishani i lë stafetën Ilir Metës, Monika Kryemadhi nuk e shoqëron

279
0
Shares

Në prag të 24 korrikut, ditës kur Ilir Meta do të lëvizë pak metra nga godina e Kuvendit drejt asaj të Presidencës, pjesë e të njëjtit bulevard qendror të kryeqytetit, në oborrin e Presidencës kanë nisur edhe përgatitjet për ceremonialin në zbatim të protokollit shtetëror.
Po sipas këtij të fundit, “në orën 18:00, të së hënës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbërrin në hyrjen kryesore të Kuvendit dhe në këtë moment del aty për ta pritur Kryetari i Kuvendit, pra serish Ilir Meta, dhe, mbasi përshëndeten, hyjnë nëpërmjet sallës dhe zënë vend në podium. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, fton Presidentin e ri Ilir Meta të ngrihet në këmbë për të bërë betimin, ndërkohë të gjithë të pranishmit janë të ulur nëpër vendet e tyre. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta fton Presidentin Ilir Meta për të marrë fjalën përshëndetëse para Kuvendit”.
Në teori, kjo mund të duket një situatë komike, në kohën kur kryetari i Kuvendit ende në detyre është njëkohësisht edhe kreu i ri i shtetit. Por burimet i thanë “Neës 24” dhe “BalkanËeb” se për të shmangur një gjë të tillë, seancën do ta drejtojë nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj. Burime të tjera nga Protokolli I Shtetit, konfirmojnë se Monika Kryemadhi nuk do të jetë në krah të presidentit në Presidencë, duke iu mbajtur edhe fjalës së dhënë në media, se nuk do të mbajë postin e zonjës së parë. Ajo do të jetë e ulur atje ku do të jenë të gjithë krerët e partive politike dhe jo në krah të bashkëshortit. Detaji i radhës ka të bëjë me vendimin e presidentit të ardhshëm, që ka refuzuar vilën presidenciale, për të qëndruar në banesën e tij përgjatë 5 viteve që do të ushtrojë detyrën.
Ndërkohë që mësohet se vizita e parë zyrtare si kreu i shtetit, do ta çojë Metën në shtetin fqinj, në Itali. Por që mandati i presidentit të jetë i vlefshëm, do të duhet që ish-kryetari i LSI të dorëzojë mandatin e deputetit. ‘Neës 24’ mëson se KQZ pritet të plotësojë vakancën me listën pasuese të qarkut të Tiranës, ku i 4 në liste, është Ylli Manjani, të cilit i rikthehet mundësia për të qenë në parlament, këtë radhë si deputet për këto muaj të ngelur, deri në muajin shtator, kohë kur në Kuvend do të ulen 140 ligjvënësit e rinj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY