NEPOTIZMI/ Rama “fillon mbarë” reformën administrative, burrë e grua në krye të...

NEPOTIZMI/ Rama “fillon mbarë” reformën administrative, burrë e grua në krye të institucione të rëndësishme shtetërore

128
0
Shares

U emërua sot Drejtoresha e Përgjithshme e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Blerina Doracaj. Ky institucion ndër më të rëndësishmit në administratën shtetërore ka qenë i LSI deri në muajin qershor dhe është drejtuar nga Ilirjan Muho, ndërsa kohët e fundit (mes qershori-mes korriku) nga tekniku i PD-së, Arjan Bylykbashi.
Por kush është drejtoresha e re e Hipotekave?
Blerina Doracaj (Shtylla) është e diplomuar për Drejtësi, një socialiste “24 karat”. Kryetare e forumit të gruas për Tiranën, kandidate për deputete e PS në Tiranë, anëtarë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltare pranë Ministrisë së Inovacionit.
Blerina Doracaj gjithashtu është bashkëshortja e një njeriu publik, Bledar Doracaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.
Bledar Doracaj është emëruar në këtë detyrë 4 vite më parë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Bledari është gjithashtu jurist me profesion dhe i angazhuar politikisht pranë PS. Aktualisht, anëtar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.
Blerina, ndoqi rrugën e bashkëshortit. Ishte e 26 në listën e deputetëve për Tiranën në zgjedhjet e 25 qershorit. Ajo nuk arriti të futet në parlament, por mori një post mjaft të rëndësishëm falë angazhimit politik. Gjithashtu bashkëshorti i saj, Bledari, 4 vite më parë ishte kandidati i PS, i 30 në listën e qarkut të Tiranës, nuk arriti të bëhej deputet, por partia e emëroi drejtor të Gjendjes Civile.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY