FOTO/ Selami: Gara e pabarabartë, deformimet prodhojnë rezultat jo të drejtë

FOTO/ Selami: Gara e pabarabartë, deformimet prodhojnë rezultat jo të drejtë

90
0
Shares

Një vonesë prej më se një orë ka pasur dje takimi i kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike Eduard Selami në njësinë 5 të drejtuar nga Cim Babasi, i cili pavarësisht përgjegjësisë partiake për të qëndruar neutral të paktën publikisht nuk nguroi ta quante Bashën Kryetar.
“Vonesa ime lidhet me faktin që përcolla kryetarin”, tha Babasi
Filmimet e realizuara nga selia e PD nuk mundësojnë pamjet e plota të debatit, dhe kandidati për kreun e PD Eduard Selami mbetet i bindur në vullnetin e tij për forcimin e partisë sic dhe paralajmëron se Basha kërkon vetëm të mbajë karrigen e Kryetarit pas humbjeve dërrmuese.
“Kjo garë është e pa barabartë dhe s’mund të prodhojë një rezultat të drejtë”, tha Selami.
Pavarësisht vështirësive, u shpreh Selami procesin e kanë në dorë demokratët që në 22 Korrik do të votojnë dhe garantojnë votën e tyre, në emër të demokratizimit të PD dhe ringritjes së saj. Së bashku do të jemi një parti e madhe shprese, pohoi Selami që këmbëngul në bërjen e një analize të thellë.
“Hajde të bëjmë një analizë serioze. Ca i trembesh?! Më dil këtu përball, leri kamerat , ku i ke kamerat pse ke frikë?! Hajde të diskutojmë, unë mbaj përgjegjësi për gjërat e mia ti  për të tuat. Ca është kjo, me pritat e kohës së vjetër”, tha Selami.
PD me mua Kryetar, vazhdoi Eduard Selami nuk do të jetë më  pronë private pa konkurrencë vlerash,
“Edhe këta fanatikët e statutit që shikoni tani, asnjë nuk hodhi firmën. U larguan sikur të kishte murtajë. Anëtari i Këshillit Kombëtarë që nuk hedh firmën, kur shkelet statuti dhe ka frikë. E kuptoni ku jemi katandisur? Këto janë fakte dhe realitet”, tha Selami.
Selami përsëriti optimzmin për rkthimin e PD në pushtet me fitoren e tij si Kryetar.
“Bashkë vijmë në pushtet, bashkë fitojmë shumë shpejt, duke ngritur problemet duke qëndruar pranë qytetarëve. Kjo është formula!Ditët më të mira tonat i kemi përpara. Së bashku do të bëjmë jo vetëm që PD të vijë në pushtet, me vlerat tona, me kartën morale, me mbështetjen mbarë popullore por edhe Shqipërinë do ta kthejmë në histori suksesi”, tha Selami.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY