Një 63-vjeçar në Kurbin është arrestuar nga policia pasi u konfliktua me fqinjët e tij në fshatin Shkopet për rrjetin e ujësjellësit. Sipas policisë, Ndue Rica posedonte edhe armë e municione pa leje.
Në një ambient pranë banesës së tij, ju gjetën të fshehura dy pushkë, 19 kapsolla detonatorë, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, 835 fishekë dhe 3 karikatorë.
Policia dyshon gjithashtu se 63-vjeçari ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit të këtij fshati. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/