DETAJE/ Plagosja te “Partizani”, viktima tentoi të mashtrojë Policinë për identitetin

DETAJE/ Plagosja te “Partizani”, viktima tentoi të mashtrojë Policinë për identitetin

98
0
Shares

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani” në Tiranë.
Policia thotë se kur ka shkuar në vendngjarje pas raportimit në sallën operative nga dëshmitarët e ngjarjes, ka gjetur një shtetas të shtrirë dhe të gjakosur i cili u transportua në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
I plagosuri u identifikua si Edison Delia 26 vjeç.
Fillimisht, mësohet se i plagosuri, kur është pyetur në spital nga oficerët e policisë gjyqësore, ka dhënë emër të rremë. Por më pas ai është identifikuar nga karta e identitetit që i është gjetur në xhep.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës, teksa pritet që orët në vijim të zbardhin edhe më shumë detaje për motivin e këtij atentati.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

 
Informacioni paraprak nga Policia

Më datë 20. 07. 2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.
Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.
Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY