Agjencia Kombëtare e Mjedisit: Tirana, qyteti më i ndotur

Agjencia Kombëtare e Mjedisit: Tirana, qyteti më i ndotur

528
0
Shares

Tirana vazhdon të mbetet jo vetëm qyteti më i ndotur në vend, por edhe me i zhurmshëm. Agjencia Kombëtare e Mjedisit i konsideron këto dy faktorë si kërcënim serioz për jetën e qytetareve. Në raportin e fundit kjo agjenci thotë se gjatë monitorimit, grimcat e pluhurit në disa zona në kryeqytet kane arritur të jenë edhe deri në 119% më të larta se norma e Bashkimit Europian. Ky nivel është konstatuar në zonën e 21 Dhjetorit.
Julian Beqiri tha se, “Tirana vazhdon të mbetet qyteti më i ndotur, jo vetëm për nivelin maksimal të grimcave në atë zonë, por edhe sa i përket numrit të ditëve”.
Pas Tiranës, më të ndotur renditen qytetet si Lushnja, Fieri, Lezha dhe Korça.
Pasi tejkalon normat e lejuara të ndotjes, Tirana kërcënohet edhe nga zhurmat duke kaluar mbi 20% normat e lejuara të BE, si gjatë ditës ashtu edhe natës.
Shkak për nivelin e ndotjes sipas Agjencisë Kombëtare të mjedisit mbetet numri i lartë i automjeteve, përqendrimi i larte i popullsisë dhe aktivitetit tregtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY