Tropojë, helmohen 70 persona në një restorant, në pranga pronari

Tropojë, helmohen 70 persona në një restorant, në pranga pronari

202
0
Shares

70 persona janë helmuar nga ushqimi ditën e djeshme në një lokal në Tropojë. Policia e Tropojës bën me dije se ata janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e para mjekësore.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se ata kanë konsumuar ushqim në lokalin e Dashmir P, në lagjen “28 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit.
Në lidhje me ngjarjen, policia thotë se janë kryer veprimet procedurale në bashkëpunim me specialistët e AKU-së, Drejtorisë së Shëndetit Publik Tropojë, ku janë marrë mostrat për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse. Po ashtu, pas hetimeve policia thotë se ka vënë në pranga Dashmir P, 47 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pronarin e lokalit ku ndodhi edhe helmimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY