Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Lirohen doganieri dhe 2 policë të Kakavijës për 1.2 tonë drogë që u kap nga grekët

19/07/2017
SKANDAL/ Lirohen doganieri dhe 2 policë të Kakavijës për 1.2 tonë drogë që u kap nga grekët

Blerim Mehilli

Share on FacebookShare on Whatsapp

Doganieri dhe dy inspektorët e Policisë së pikës kufitare të Kakavijës, të cilët u akuzuan si të përfshirë në trafikimin e sasisë rekord prej 1.2 ton kanabis në Greqi, janë liruar nga Gjykata e Gjirokastrës, shkruan “Panorama”.
Ngjarja ndodhi më 17 shkurt të këtij viti, ku kamioni me lëndë narkotike u kap nga doganierët grekë pasi kishte kaluar palën shqiptare. Më pas, më 25 prill, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u arrestuan doganieri Ylli Rustemi, si dhe inspektorët e Policisë së Kufirit në Kakavijë, Blerim Mëhilli dhe Vladimir Skrapalliu.
Fillimisht, ata u arrestuan me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, por më pas vetë Prokuroria e Krimeve të Rënda u tërhoq nga kjo akuzë, duke lënë në fuqi vetëm atë me “Shpërdorim detyre”. Për këtë arsye, dosja kaloi në kompetencë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.
Tre të akuzuarit dolën dje për vlerësimin e masës së sigurisë, ku pala mbrojtëse kërkoi hetim në gjendje të lirë. Në fund, gjyqtarja caktoi “detyrim paraqitje” për doganierin dhe dy inspektorët e policisë.
Në bazë të arsyetimit që dha Gjykata, Blerim Mëhilli, polic i Kakavijës (i proceduar penalisht edhe më 2009 dhe i larguar nga radhët e Policisë në atë periudhë për një vepër penale dhe i rikthyer 3 vjet më vonë) do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Për të njëjtën vepër penale do të gjykohen edhe dy të tjerët. Kamioni me drogë, në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se nuk i është nënshtruar kontrollit me skaner për të evidentuar ngarkesën me lëndë narkotike, e cila ka qenë vendosur në një hapësirë të parapërgatitur në pjesën e përparme të karrocerisë së kamionit. Rezulton se kamionit nuk iu mat gjatësia e jashtme e karrocerisë me hapësirën e brendshme.
Diferenca midis dy gjatësive do të ishte e mjaftueshme për të kuptuar se në karroceri ka ndërhyrje. Gjithashtu nuk u krye as kontrolli me qenin antidrogë që është i destinuar për kontrolle të tilla. Kalimi i kamionit me një sasi rekord prej 1.2 tonë lëndë kanabis sative u trajtua me mjaft jehonë në mediat greke.
Kjo, pasi mjeti me targa shqiptare kaloi pa problem në doganën shqiptare të Kakavijës, ndërsa pala greke, pasi e kaloi në skaner, zbuloi drogën e fshehur. Shoferi arriti të arratisej duke hyrë në tokën shqiptare, pasi doganierët grekë i bënë shenjë për ta kaluar në kontroll të imtësishëm.
Ndërkohë, pas arrestimit të doganierit dhe inspektorëve të policisë, u shpall në kërkim Qamil Muçaj, banor i fshatit Hekal, Fier, pronari dhe shoferi i kamionit që u kap me kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.