Akuza e rëndë e Profesorit për Lindita Nikollën: Mori ryshfet nga Shtëpitë...

Akuza e rëndë e Profesorit për Lindita Nikollën: Mori ryshfet nga Shtëpitë Botuese

294
0
Shares

Prof.Dr.Gjergj Sinani e quan një skandal gjithë konkursin që u zhvillua për përcaktimin e teksteve të filozofisë në shkollat e mesme., i cili sipas tij u bë në fshehtësi të plotë dhe mungoi transparenca e përzgjedhjes së teksteve. Në intervistën dhënë për “dritare.net”, profesori akuzon ish-ministren Lindita Nikolla, se e përdori konkursin për përfitime vetjake duke siguruar financime nga tre shtëpitë botuese. Sipas tij, këto tekste të miratuara nga znj. Nikolla formojnë skllevër të mirë për pushtetin, por jo qytetarë të denjë.

Profesor Sinani është një prej intelektualëve më të mirënjohur në fushën e filozofisë, ka punuar si pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale, që prej vitit 1982. Është titullar i disa lëndëve në Departamentin e Filozofisë, si edhe autor i disa teksteve për shkollat e mesme. Ai, mori pjesë në konkurs me botimin “Filozofia11” nga shtëpia botuese Pegi, por nuk arriti të fitojë.

Ndërkohë, tekstet fituese janë nga tre shtëpi të tjera botuese, respektivisht ShBLSh e Re me autoren Aida Zhupa, mësuese qytetarie në shkollë të mesme, shtëpia botuese Mediaprint me autore Zamira Çavo, pedagoge, si edhe shtëpia botuese Albas me autore Yllka Plasari (Myftiu), pedagoge deri në vitin 2012.

Sipas, profesor Sinanit, një prej problemeve më të rënda është se autoret që kanë fituar, nuk kanë asnjë artikull dedikuar filozofisë dhe fusha e tyre e studimit nuk përfshin shkencën e filozofisë. Ndër të tjera, tekstet që kanë fituar kanë probleme të mëdha në përmbajtjen e tyre.

Përse e quani konkursin e përzgjedhjes së tekstit të filozofisë për shkollat e mesme një skandal?

Është një skandal sepse, fillimisht janë shkelur ligjet dhe parimet e demokracisë. Pa transparencë nuk ka demokraci dhe i gjithë ky proces është bërë në fshehtësi.

Ligji e detyron që ky katalog të mos firmoset, pa u bërë transparenca e ankesave që kanë bërë shtëpitë botuese. Ndërkohë përgjigja e ankesave ka ardhur në 2 qershor. Së dyti, parimi bazë i shoqërive të lira, është që dinjiteti duhet të jetë mbi gjithçka dhe autoritetet civile janë që të respektojnë këtë dinjitet. Ndërkohë këta kanë zgjedhur tekste që vetëm qytetarë nuk formojnë. Ato mund të formojnë skllevër të mirë për pushtetin, por jo qytetarë. Regjimet totalitare duan të ndërtojnë sisteme edukative që përgatisin skllevër të mirë. Kurse regjimet demokratike duhet të luftojnë që të dalin qytetarë të mirë.

Ato tekste që kanë fituar, të firmosur nga znj.Nikolla në datën 22 maj, janë për të vajtuar. Nga të gjitha aspektet, mosrespektimi i programit, gabimet konceptuale etj. Madje ato që kanë fituar janë mësues në shkolla të mesme dhe nuk kanë një artikull mbi filozofinë. Kjo është një tallje, me njerëz që nuk kanë përvojë në këtë pjesë dhe e provojnë dorën për herë të parë. Këto tekste janë miratuar, madje në dijeninë time, ka filluar edhe shpërndarja e tyre.

Këta e kanë bërë konkursin jo në bazë të autorëve, por, në bazë të shtëpive botuese.

Fakti që Ministria nuk do ta bëjë transparente sesi i ka përzgjedhur tekstet, si i ka zgjedhur njerëzit, apo komisionet, tregon që në gjithë këtë histori ka diçka të dyshimtë. Kur janë kaq të pastër, pse tremben autoritet ta bëjnë publike?!

Ju keni thënë se përzgjedhja e teksteve shkollore drejtohet nga një njeri mediokër. Cili është?

Përfshihen shumë aktorë atje, por unë e kam me këshilltarin , Agim Leka, i cili ka dalë në media dhe ka mbrojtur këtë program të Altertekstit. Para disa kohësh ai na dërgoi një udhërrëfyes në emër të MAS se si të bëhet mësimi i fesë në shkollë. Të cilin unë e kam hedhur poshtë sepse është një material tepër skandaloz.

Sipas jush, përse ish-ministrja Nikolla nxitoi për ta firmosur, teksa ishte duke e lënë postin?

Natyrshëm krijohet dyshimi, se pas gjithë kësaj qëndron, një shpërblim për fushatë . Ky është i vetmi shpjegim i nxitimit të znj. Nikolla, është financuar nga shtëpitë botuese për të bërë fushatë. Pasi e mora vesh këtë gjë, unë i dërgova një mesazh, ish-ministres, ku ndër të tjera i kërkova transparencë dhe ajo ma ktheu me një gjuhë banale.

Ajo është aty për të zgjidhur shqetësimet tona, e jo për të treguar autoritetet që ia jep posti. Ndaj unë mendoj që rikthimi i znj. Nikolla në ministri nuk është një shenjë e mirë. Është skandaloze që, këta edhe tekstin po e përdorin si formë interesi, për përfitime personale.dritare.net

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY