Një banore e lagjes “Çlirim” në Berat, i ka shprehur kryeministrit Edi Ramës problemin me hipotekën për banesën, pasi ka bërë ndërtim në tokën shtet. Por i ka kërkuar zgjidhje edhe për energjinë elektrike që ia kanë prerë, edhe pse sipas saj, gjatë fushatës, Ermonela Felja kishte ndërhyrë që t’ia lidhnin.
“Për çfarë pengohemi të marrim të drejtën e hipotekës? Jemi të papunë. Fëmijët i kam pa punë. Kam 6 muaj që s’kam asnjë pagesë, dyqan s’hap dot se s’kam hipotekë.
Kam dhe 4 muaj që s’kam paguar energjinë se para 2-3 muajsh kam njoftuar Ermonelën që mi ka lidhur me rastin që bëheshin fushatat, ndërsa të premten mi kanë ndërprerë. Merrni masa”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/