Grupi i demokratëve anti-Basha kanë vijuar sot, takimet me anëtarë dhe simpatizantë të PD në qytetin e Korçës. Në takim merrnin pjesë deputetët aktualë Eleina Qirici, Gjergji Papa, Ridvan Bode, Astrit Patozi.
Gjatë fjalës së tij, Astrit Patozi tha se nga Korça shpall “Lëvizjen për Ringritjen e PD”.
“Nëse nisma jonë do kishte një emër që do i vendosnim nismës tonë do ishte Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike dhe këtë po e them për herë të parë në Korçë. Ne jemi të gjithë bashkë dhe kjo është PD që nuk pranon mos mbajtjen e përgjegjësisë dhe mospasjen e një gare të drejtë. Ne jemi etiketuar si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por ne jemi kundërshtarët e PS, pasi Lulzim Basha është njëri prej nesh dhe jemi gati të punojmë edhe me të për ringritjen e PD. PD nuk ka vdekur”, tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/