EMRI & FOTO/ Hajduti 60-vjeçar ka vjedhur aq shumë celularë, sa nuk...

EMRI & FOTO/ Hajduti 60-vjeçar ka vjedhur aq shumë celularë, sa nuk mban mend kujt ia grabiste e kujt ia shiste

107
0
Shares

Vidhte aq shpesh celulare dhe portofola saqë nuk mbante mend kujt i vidhte dhe kujt ja shiste më pas.
E tillë është historia e 60-vjeçarit Luan Satka nga Tirana i cili për më shumë se pesë muaj angazhoi policinë dhe prokurorinë për identifikimin e tij. Rasti më i fundit i 60-vjeçarit ishte vjedhja e një celulari në recepsionin e një kompanie Call Center.
Taktika qe i ndiqte ishte duke u afruar në sportelet e kompanive private apo zyrave ku bëhen pagesa të ndryshme dhe merrte prej andej celularë apo portofola që liheshin shkujdesur nga persona të ndryshëm mbi sportele.
Por fakti që mbante të veshur gjithnjë të njëjtën bluzë dhe kapele e ka zbuluar më në fund. I pyetur gjatë gjykimit 60-vjeçari Satka ka deklaruar se, “ Kam vjedhur shumë celularë dhe nuk mbaj mend për rastin që pashë pamjet filmike. I vjedh dhe më pasi i shes te Banka e Shqipërisë, nuk kam lekë për të ngrënë bukë dhe ndaj vjedh. Shumicën e kohës  e kalojë afër Pazarit të Ri dhe në Laprakë. Kam vjedhur shumë telefona celularë dhe portofola dhe nuk mbaj mend se kujt ia kam shitur”.
Pavarësisht sinqeritetit të treguar Gjykata e Tiranës në fund e dënoi me 9 muaj burgim vetëm për një episod vjedhje, ndërsa për të tjerat vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY