Elbasan, arrestohet “Koordinatorja” mashtruese, premtonte punë kundrejt 500 – 2000 Eurove

Elbasan, arrestohet “Koordinatorja” mashtruese, premtonte punë kundrejt 500 – 2000 Eurove

87
0
Shares

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Koordinatorja”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i K. K., 28 vjeçe banuese  në Elbasan.
Ndalimi i saj, u bë në kuadër të një procedimi penal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14. 07. 2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 245/1 dhe 143/2 të Kodit Penal.
Kjo dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet ti ketë marrë 500 – 2000 Euro në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore.  Këtë aktivitet, dyshohet ta ketë bërë nga muaji Maj 2016 – Mars 2017.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY