Droga e Kavajës, gjykata lë në burg pronarët e automjeteve: Nuk kemi...

Droga e Kavajës, gjykata lë në burg pronarët e automjeteve: Nuk kemi lidhje me drogën, mos na shkatërroni jetën

123
0
Shares
Foto Ilustruese

Më shumë se kushdo, shprehjen “në prokurori nuk dëgjohen fjalët por dokumentat” e kupton Arvis Muçaj. 24-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij në Vlorë disa orë pasi rezultoi se njëri nga 2 nga automjetet e braktisura në Kavajë ishte në pronësi të tij.
Por ndërsa në makinë u gjetën 300 kg hashash dhe në tjetrën 1 ton, Arvis Muçaj këmbëngul se prej 5 muajsh makinën ia kishte shitur shtetasit Erges Sina, një person i shpallur në kërkim policor.
“E bleva makinën nga Aristotel Kasaj dhe më pas ia shita Ergesit, i lutesha të vinte të bënte letrat, por ai nuk pranonte”, deklaroi i riu, i cili u përlot para gjykatës.
Nuk jam marrë kurrë me drogë, tha ai, të tre ata që janë arrestuar në Kavajë nuk i njoh. “Mos ma shkatërroni jetën, më 27 gusht martohem. Nëse del që unë jam i përfshirë në këtë histori më dënoni maksimalisht, por keni përpara një të pafajshëm”, tha vlonjati.
Por për të njëjtin fakt, me kërkesë të prokurorise gjykata dha arrest me burg edhe për një tjetër shtetas që ka qenë më herët përdorues i këtij mjeti. Ai quhet Aristotel Kasaj, të cilit rezulton t’ia ketë shitur më herët makinën 24-vjeçari Muçaj.
Edhe Aristotel Kasaj i tha gjykatës se ishte në dijeni të shitjes së makinës tek Erges Kasaj, një veprim ky që pavarësisht shumës së paguar nuk është shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Sasia e drogës u zbulua nga policia e Kavajës, e cila u bëri shenjë të ndalonin dy mjeteve, një furgon dhe një fuoristradë.
Pas ndjekjes, policia gjeti të braktisur jo vetëm mjetet me drogë, por afër bregut edhe një skaf me dy motorë që do të përdoreshin për transportin e mëtejshëm të hashashit.
Si transportues u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit Kejvi Jadari, Roland Hysenbelliu dhe Joni Sadikaj. Por tre të rinjtë pretenduan para gjykatës se pasi kishin drekuar në një fshat të Kavajës në mbrëmje kishin humbur rrugën dhe kishin ndaluar të pyesnin në një postbllok policor se si mund të ktheheshin në shtëpi.
Megjithatë pretendimi i tre të rinjve konsiderohet një alibi e paqëndrueshme përderisa në mjetet e braktisura ata kishin harruar aparatet e telefonave dhe dokumentet e identifikimit.
Prokuroria shpreson të tërheqë në bashkëpunim ndonjërin prej të arrestuarve për të zbuluar se cilët janë pronarët e vërtetë të drogës. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY