Vlorë, një 52-vjeçar i jep fund jetës duke u vetëvrarë me armë

Vlorë, një 52-vjeçar i jep fund jetës duke u vetëvrarë me armë

97
0
Shares

Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme, në Vlorë. Këtë herë është një 52-vjeçar nga fshati Babicë e Madhe.
Policia bën të ditur se rreth orës 20:40, ka marrë njoftimin se është vetëvrarë një person.
Grupi hetimor është nisur drejt vendit dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe Vlorë, ku në banesën e tij është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu 52-vjeçari me inicialet F. A.
Viktima është gjetur i pajetë nga të afërmit e tij dhe sipas deklarimeve të para të tyre dyshohet se personi vuante nga shëndeti mendorë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY