Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë Florenc Daja 35 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu filloi procedimi penal në ngarkim të B. SH., 32 vjeç, banues në Durrës
Më datë 15. 07. 2017, në lagjen Nr. 3, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Golf me drejtues B. Sh., dhe pasagjer Florenc Daja, në çantën e krahut të Florenc Daja, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model-54, lloji TT.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278 , 25 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/