Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të ardhurat për frymë dhe eksporti, Shqipëria 4 vjet në vendnumëro

14/07/2017
Të ardhurat për frymë dhe eksporti, Shqipëria 4 vjet në vendnumëro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria jo vetëm është larg, por ka performuar më keq se vendet e tjera të Ballkanit. Të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30% e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012.
Integrimi në BE ka komponentin e tij më të rëndësishëm ekonominë. Në këtë drejtim, për Shqipërinë, shifrat nuk sjellin pamje optimiste. Veçanërisht në dy drejtime krahasuar me vendet e rajonit dhe mesataret e BE, Shqipëria lë shumë për të dëshiruar. Të ardhurat për frymë dhe treguesit e eksporteve tregojnë se në rrugën tonë drejt BE ne nuk kemi ecur por thjesht kemi qëndruar në vend.
Të ardhurat për frymë
Ndërsa madhësia relative lidhet me sipërfaqen dhe popullsinë, në një tjetër tregues, atë të të ardhurave për frymë, Shqipëria dhe Kosova renditen gjithnjë të fundit. Raporti i pak kohëve më parë i Komisionit Europian lidhur me të ardhurat për frymë dhe procesin e konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se mesatarja e Europës në mënyrë që të arrihet standardet europiane) na dha lajmin e keq se Shqipëria jo vetëm është larg, por ka performuar më keq se kolegët e tjerë të Ballkanit. Të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30% e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012, teksa vendet e tjera të Rajonit kanë shënuar përparime në rritjen e të ardhurave, duke e lënë shumë pas vendin tonë. Rritjen më të madhe e shënuan Maqedonia dhe Turqia duke u zgjeruar përkatësisht me 4 dhe 11 pikë përqindje të ardhurat e tyre në katër vitet e fundit në raport me BE-në. Për herë të parë Shqipërisë ia kaloi edhe Bosnja, shteti me probleme të mëdha etnike dhe burokratike. Në vlerë absolute, të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2016 ishin rreth 4200 dollarë për frymë, sipas statistikave të FMN. Me këtë nivel, Shqipëria renditet e 106-a në botë, nga 190 shtete, për të cilat raportohen të dhënat e prodhimit të brendshëm nominal për frymë. Më mirë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, paraqitet Mali i Zi rreth 6,600 dollarë (84), Serbia rreth 5,400 USD (vendi 92), Maqedonia rreth 5,700 USD (93) dhe Bosnjë dhe Hercegovina me 4,300 USD. Shqipëria vjen menjëherë pas Bosnjës.

Të fundit për eksporte
Për eksportet, në raport me madhësinë e ekonomisë Shqipëria ka performancën më negative. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve në Shqipëri është rreth 27% e PBB-së, në Maqedoni është rreth 50% e PBB-së, në Serbi po rreth 50% e PBB-së, në Mal të Zi rreth 42% e PBB-së dhe në Bosnjë 35.1%. Shqipëria vijon të ketë avantazh kryesor shitjen e burimeve natyrore dhe kostos së lirë të fuqisë punëtore, duke e bërë vendin më pak konkurrues në produktet teknologjike, çka do e bënte atë më të brishtë në një bashkëpunim (konkurrencë) rajonale. Jo më kot vendi ka treguesin më të përkeqësuar në Europë në Indeksin e Inovacionit Global për vitin 2017. Shqipëria ndodhet në vendin e 93, nga 127 shtete në renditje. Në këtë pozicion, Shqipëria është e fundit në gjithë Europën, duke treguar një nivel të ulët të zhvillimit të inovacionit në sektorin prodhues dhe teknologjisë së informacionit, që ka mbetur kryesisht vetëm në kuadrin e promovimit të startup-it, ndërsa shumë vende të rajonit janë kthyer ndërkohë në një ofrues të rëndësishëm të shërbimeve të teknologjisë së informacionit (IT) për të tretët dhe po përparojnë në industrinë automotive. Rajoni renditet shumë më mirë se ne, ku Mali i Zi kryeson në vendin e 48, Maqedonia është në pozicionin e 61, ndonëse me përkeqësim. Serbia është ngjitur në vendin e 62. Bosnja është në vend të 86-të./mapo.al/

Tags: eksportishqiperiate ardhura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.