Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Elbasan bënë ndalimin e personit në kërkim, Abdulla (Avdulla) Meta, 32 vjeç banues në Elbasan.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 26. 12. 2013 e ka dënuar me 15 vite burgim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76, 22, 88/1, dhe 278/2 të Kodit Penal.
Më datë 12. 03. 2012 në Lagjen “Luigj Gurakuqi” për motive të dobëta dyshohet të ketë tentuar të vrasë me armë zjarri (pistoletë) shtetasit E. L., dhe G. G. Si pasojë ky i fundit kishte mbetur i plagosur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/