I dha 3 mijë euro, borxhliu ia “dredh” – Ja si e...

I dha 3 mijë euro, borxhliu ia “dredh” – Ja si e zbuloi Gjykata

182
0
Shares

Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj një personi të akuzuar për “mashtrim”.
I pandehuri me iniciale F. N. u deklarua i fajshëm dhe u dhe u dënua me  120 mijë lekë gjobë për mashtrimin e një të njohurit të tij, të cilit i ka marrë para borxh dhe më pas i ka mohuar këtë fakt.
Gjykata i dha të pandehurit një vit afat për shlyerjen e gjobës, pasi vendimi të marrë formë të prerë. Ai u kallëzua nga personi që i kishte dhënë paratë, i cili nuk e ka gëlltitur faj
Referuar vendimit të gjykatës, historia për të cilin u dënua F. N. e ka zanafillën në muajin prill të vitit 2016.
Ai i ka kërkuar kallëzuesit një shumë prej 700 euro. Dorëzimi i parave është bërë në një lokal ku ka qenë i pranishëm edhe kamerieri.
Rreth 15 ditë më vonë, i pandehuri i ka kërkuar kallëzuesit edhe 1000 euro të tjera, duke i thënë se i duhen pasi kishte disa probleme familjare.
Këtë shumë parash, kallëzuesi ia  ka dhënë brenda automjetit të të pandehurit kur ndodheshin tek një qendër tregtare.
Rreth 5 ditë më vonë i pandehuri e ka telefonuar kallëzuesin dhe i ka kërkuar 300 euro të tjera, duke i thënë se: “…kishte probleme në gjykatë dhe lekët e tij i kishte të mbyllura në bankë…”.
Në 27 maj 2016, i pandehuri e ka telefonuar kallëzuesin dhe i ka kërkuar të takohet dhe janë takuar tek lokal “***”. I pandehuri i ka kërkuar përsëri kallëzuesit 1.000 euro, duke i thënë se: ”do t’ja jepte ditën e nesërme të gjithë sasinë që i kishte marrë borxh…”.
Në datën 26 qershor 2016, kallëzuesi ka komunikuar me të pandehurin dhe t’i kërkojë borxhin, por i pandehuri ja ka mohuar, duke i thënë se: ”…nuk kishte dijeni dhe lidhje me këtë borxh, nuk ka ndonjë gjë të shkruar…”.
“Nga administrimi i tabulateve telefonike me të dhënat hyrëse dalëse për numrat telefonikë të kallëzuesit dhe të pandehurit, evidentohen komunikimet intensive midis kallëzuesit dhe të pandehurit, në periudhat kohore të deklaruara prej tij”, thuhej në vendimin e gjykatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY