Vlorë, policia e ndalon për kontroll, ja çfarë zbulon për skafin e...

Vlorë, policia e ndalon për kontroll, ja çfarë zbulon për skafin e tij

147
0
Shares

Policia e Vlorës ka sekuestruar një mjet lundrues në Himarë dhe ka proceduar penalisht pronarin i mjetit.
Zyrtarisht mësohet se ka nisur hetimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit N.T., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Hetimi ka nisur pas këqyrjes që i është bërë mjetit lundrues tip gomone me gjatësi 3 m dhe gjerësi 1.5 m, me motor tip ”Suzuki” rreth 9.9 KF në Himarë.
Ka rezultuar se ky mjet është pa dokumentacion regjistrimi dhe pa deklarim për lëvizjen e tij.
Materialet janë referuar në Prokurori ndaj këtij shtetasi për shkelje të ligjit
“Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor me tonazh nën 20NT”, “Mungesa e matrikullimit ose e regjistrimit” dhe “Zhvendosja ose përdorimi i një mjeti pa autorizim”.
Policia ka bërë sekuestrimin dhe ruajtjen e mjetit lundrues në Portin e Himarës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY