Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & EMRA/ Tiranë, “Ndjekja” prangos dy trafikantë, sekuestrohen drogë e armë

13/07/2017
VIDEO & EMRA/ Tiranë, “Ndjekja” prangos dy trafikantë, sekuestrohen drogë e armë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Speciale, në DVP Tiranë, u finalizua me sukses operacioni antidrogë “Ndjekja”.
Pas një pune intensive është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 280 të Kodit Penal, për personat…
Siçiljan Çakraj, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Bujar Rryta, 54 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Larushk Krujë .

Gjithashtu është bërë dhe shpallja në kërkim policor e
B. Rr, 28 vjeç, lindur dhe banues ne Larushk rrethi Kruje.

Arrestimi i këtyre personave është bërë në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku rezultonte se shtetasit Siçiljan Çakraj dhe B. Rr., kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit Canabis Sativa në sasira të mëdha në zona të ndryshme të Tiranës.
Mbi bazën e informacioneve të mara është organizuar shërbim me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve gjatë ushtrimit te aktivitetit kriminal dhe konkretisht më datë 13. 07. 2017, shtetasit e mësipërm janë konstatuar bashkë në rrugën “Teodor Keko” (Unaza e re Tirane), duke lëvizur me automjetin fuoristradë të markës “Kia” me targa AA 166 PP, ku janë konstatuar duke lëvizur në drejtim të Kamzës, e më pas në fshatin Larushk në afërsi të banesës së shtetasit Bujar Rryta, ku dyshohej se strehonin lëndën narkotike, duke u kthyer përsëri në Tiranë.
Në vendin e quajtur “Pallati me shigjeta”, është bërë ndalimi dhe kontrolli i shtetasit Siçiljan Çakrajt, ku gjatë kontrollit në xhepin e pantallonave ju gjet një sasi lënde bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa e cila rezultoi e peshë 4.6 gramë.
Po gjatë operacionit në ambientet e banesës së shtetasit Bujar Rryta, në fshatin Larushk, u gjeten tre fuçi plastike të mbushura me lëndë bimore si dhe një qese e zezë e mbushur me lëndë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa, ku pas peshimit rezultoi se sasia e lëndës narkotike në total ishte 60 kilogramë, si dhe tre armë gjahu.
Gjatë ndërhyrjes shtetasi B. Rr, ka arritur ti shmanget kapjes së Policisë, por është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit “Ndjekja”, këtyre shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme :

60 kilogramë lëndë e dyshuar cannabis sattiva,
3 aparate celularë të markave të ndryshme,
1 automjet si dhe
3 armë gjahu të markave të ndryshme.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 280 i Kodit Penal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1999949040291457/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.