Basha: PD e vetmja forcë që ka moralin, vizionin dhe vullnetin për...

Basha: PD e vetmja forcë që ka moralin, vizionin dhe vullnetin për një qeveri të njerëzve e jo të politikanëve të korruptuar

76
0
Shares

Lulzim Basha ishte me demokratët e Sarandës, Selenicës, Himarës dhe Vlorës, ku u ndal në analizën e zgjedhjeve dhe sfidat që presin përpara. Basha tha se zgjedhjet e 25 qershorit nuk ishin të lira e demokratike, dhe PD tregoi se është e vetmja forcë që nuk bën pakt me krimin, që nuk u përlye në shitblerjen e votës, pra e vetmja forcë që ka moralin sot ta vazhdojë betejën për zgjedhje të lira e të ndershme.
“Këto kanë qenë katër vite përballje të ditë përditshme, duke nisur me luftën tonë për dekriminaliizmin e institucioneve, luftën kundër drogës që erdhi si projekt sa i kriminelëve në pushtet, aq i Edi Ramës, si një projekt politik dhe natyrisht, betejën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme. Anembanë Shqipërisë me përmasa të papara dhe dëgjuara ndonjëherë, me shtrirje kapilare dhe shumat më të larta të shpenzuara, Partia Socialiste dhe parti të tjera të pushtetit u angazhuan masivisht në shitblerjen e votës. Ne ishim e vetmja forcë politike që bëmë një fushatë qytetare, europiane, me një ofertë për qytetarët. Njësoj si në vitin 1991, kjo nuk mjaftoi. Sepse njësoj si atëherë, faktorët që vendosën nuk ishin votat dhe vullneti i shqiptarëve, por tjetërsimi i këtij vullneti duke përdorur frikën, dëshpërimin, dhe varfërinë e thelluar nga kjo qeveri për të blerë vota, për të kërcënuar dhe shantazhuar votuesit dhe për të tjetërsuar rezultatin”, u shpreh Lulzim Basha.
Rruga që na pret, iu tha Basha demokratëve është:
“Beteja për zgjedhje të lira e të ndershme, beteja për bashkimin e demokratëve në bazë të kontributit dhe fuqizimin e anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe beteja për fatet e përditshme të shqiptarëve”.
“Prej ditës së parë ne jemi të vetmit, Partia Demokratike është e vetmja që demonstron para shqiptarëve që nuk bën kompromis me krimin për të ardhur në pushtet. Ne jemi sot e vetmja forcë morale që ka kurajon të luftojë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira si gjithë Europa dhe të fitojë këtë betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për një qeveri të njerëzve e jo të politikanëve, e vetmja forcë që ka moralin, e papërlyer nga kjo garë elektorale, e papërlyer nga kjo maskaradë, e vetmja forcë që ka vizionin dhe planin është dhe mbetet Partia Demokratike. Bashkimi i votës së shpirtit të shqiptarëve në një forcë europiane me një plan europian, për standarde europiane të lirë, demokracisë, votës së lire”, tha Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY