Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMI/ Gjykata e Durrësit sqaron: Ja arsyet pse e lamë të lirë Alket Hatijan

12/07/2017
VENDIMI/ Gjykata e Durrësit sqaron: Ja arsyet pse e lamë të lirë Alket Hatijan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ditë pas lirimit të “baronit” të drogës, Alket Hatija, ka ardhur reagimi i Gjykatës së Durrësit. Lidhur me gjykimin e çështjes penale që i përket shtetasit Hatija, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës sqaron sa vijon:
Në datën 09. 07. 2017 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës është regjistruar kërkesa e Prokurorisë pranë kësaj gjykate me objekt: “Miratimin e arrestimit të shtetasit Alket Hatija të datës 08.07.2017 si dhe caktimin e masës së sigurimit personal atë të “arrestit në burg” për ekstradimin e tij në Itali”.
Kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtarit Petraq Çuri, gjyqtar i gatshëm në këtë datë, i cili ka zhvilluar seancën gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës në datën 11 .07. 2017, ora 09:30.
Në përfundim të gjykimin Gjykata ka vendosur të mos miratojë arrestimin e shtetasit Alket Hatija dhe caktimin e masës së sigurimit të “Detyrimit për paraqitje para policisë gjyqësore”, të hënën e parë e të tretë të çdo muaji për këtë shtetas.
Në mënyrë të përmbledhur në vendimin e saj Gjykata ka arsyetuar se kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për efekt të ekstradimit bazohej në kërkimin e Interpol Romës, të Qershorit të vitit 2017, me të cilën shtetasi Alket Hatija kërkohej për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të dhënë nga Gjykata e Milanos, sipas të cilit ishte dënuar me 20 vjet burgim për vepra të ndryshme penale.
Gjykata e ka gjetur të pabazuar këtë kërkesë të akuzës, pasi kërkesa nuk shoqërohej me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Alket Hatija për efekt të ekstradimit, kërkesë kjo e cila është kusht për caktimin e masave shtrënguese për efekt të ekstradimit sipas parashikimeve të neneve 493 e 494 të Kodi të Procedurës Penale.
Po kështu, në vendimin e saj gjykata është shprehur se shtetasi Alket Hatija ka paraqitur në gjykim vendimin nr. 10 datë 26.  03. 2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me të cilin është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të cilin shtetasi Alket Hatija e ka kryer në burgjet shqiptare. Sipas pretendimit të këtij shtetasi me këtë vendim ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për të njëjtat vepra penale për të cilat është dënuar nga Gjykata e Milanos dhe nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtat vepra penale, duke iu referuar edhe vendimit nr. 93 datë 16. 11. 2011 të Gjykatës Kushtetuese të RSH,e cila e ka shqyrtuar rastin e tij lidhur me këtë pretendim. Vendimi i një gjykate shqiptare për të njëjtat fakte përbën një nga rastet e refuzimit të ekstradimit sipas 491 të Kodit të Procedurës Penale.
Për këto arsye gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Detyrimi për paraqitje para policisë gjyqësore” të hënën e parë e të tretë të çdo muaji për shtetasin Altin Hatija, duke theksuar edhe se ky shtetas jeton e punon në qytetin e Durrësit dhe ekzekutimi i kësaj mase është tërësisht i mundur.

Vendimi i plotë i zbardhur i Gjykatës së Durrësit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.