Gazetari investigativ zbardh pse u lirua “Zoti i drogës”, Alket Hatija

Gazetari investigativ zbardh pse u lirua “Zoti i drogës”, Alket Hatija

218
0
Shares

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin për llogari të drejtësisë italiane dhe lirimin më pas nga Gjykata e Durrësit të ashtuquajturit “baroni i drogës”, Alket Hatiaj. Ai është dënuar nga gjykata e Milanos me 20 vite burg për trafik narkotikësh.
Gazetari Artan Hoxha tha se gjykatësi i Gjykatës së Durrësit Petraq Suri argumentoi vendimin për lirimin e Alket Hatijas dhe masën ‘detyrim paraqitje’ duke u bazuar tek dokumentacioni i avokatit mbrojtës, sipas të cilit Alket Hatija ka vuajtur dënimin me burg në Shqipëri për të njëjtën vepër.
“Kur ka zgjedhje krijohet amulli në institucione. Sot kemi ca institucione që replikojnë me njëra-tjetrën. Ai është i njohur për trafikun e narkotikeve në shtetin italian dhe emri i tij është shfaqur shpesh herë. Bëhet fjalë për grupin e Shijakut, ku një pjesë e tyre janë arrestuar. Pas një kohe dënimet e tyre janë minimizuar dhe janë liruar. Arrestimi thuhet se është bërë pas kërkesës së Interpolit. Ai është dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik droge. Materialet i janë vendosur prokurorisë dhe në datën 11 korrik është marrë vendimi i Gjykatës për lirimin.
Gjykata e Durrësit pasi rrëzoi kërkesën e Prokurorisë vendosi masën detyrim paraqitje për Hatijan. Gjyqtari Petraq Suri arsyeton se avokati mbrojtës i klientit ka paraqitur dokumentacion sipas të cilës për të njëjtën vepër, Alket Hatija ka vuajtur dënimin në Shqipëri dhe ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Për llogari të këtij grupi janë arrestuar në Itali 90 persona. Janë trafikuar gjysmë tonë drogë. Organizata shtrihej në disa shtete. Tek grupi i Shijakut janë dënuar 5 anëtarë në Shqipëri”, tha Hoxha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY