EMRAT/ Vjedhja e votave, vjen kallëzimi i parë penal për 4 komisionerë

EMRAT/ Vjedhja e votave, vjen kallëzimi i parë penal për 4 komisionerë

131
0
Shares

Ben Blushi, kreu i LIBRA-s ka kallëzuar penalisht 4 numëruesit, të cilët i ka akuzuar në një video se kanë zhdukur 18 vota të kësaj partie në dy kuti në Tiranë.
Blushi ka publikuar edhe në faqen e tij në FB kallëzimin ndaj komisionerëve, ku mes tyre është edhe ish-zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Ergys Hila.
“Sot kam paditur në Prokurori katër numërues që vetëm në dy kuti në Tiranë kanë zhdukur 18 vota LIBRA. Këta janë Mirand Seferi, Ergys Hila, Elona Filloli dhe Florian Shkreta.
Mbikëqyrja e filmave të KQZ tregon se nuk janë vetëm këta por edhe shumë të tjerë dhe kallëzimet penale do vazhdojnë.Ka ardhur koha që dikush të ketë frikë nga zgjedhjet. Më poshtë keni të plotë padinë time”, shkruan Ben Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY