Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Doracaj u bën thirrje studentëve: Zhvendosni gjendjen civile, ose do të gjobiteni

12/07/2017
Doracaj u bën thirrje studentëve: Zhvendosni gjendjen civile, ose do të gjobiteni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çdo qiraxhi, student apo qytetar që nuk e ka gjendjen civile aty ku jeton realisht, duhet të regjistrohet aty ku jeton brenda datës 28 korrik. Nëse nuk e bën këtë, atëherë do të penalizohet me 10 mijë lekë të reja gjobë.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, shpjegon në një intervistë për Report Tv se një qytetar mund të rrijë tranzit vetëm 30 ditë.
“Absolutisht brenda 30 ditëve nga momenti që zhvendos gjendjen civile nuk ka sanksion, apo masa administrative gjobë çdo gjë është pa pagesë. Studentët që jetojnë në konvikte kanë një kontratë me drejtorinë atje me këtë dokument edhe ai është dokument ligjor i lëshuar nga një zyrë shteti dhe me një kopje të kartës së identitetit mund të paraqiten pranë zyrave të gjendjes civile”, shprehet Doracaj.
Doracaj bën apel që qytetarët të shfrytëzojnë këtë kohë për t’ju shmangur penaliteteve.
“Ata qytetarë që nuk e zhvendosin gjendjen civile brenda afateve të përcaktuar brenda datës 28 korrik do të kenë penalitete, nga data 29 korrik nisin penalitet me 10 mijë lekë gjobë .Vetëm 3-4 minuta do të humbasë çdo qytetar për të zhvendosur gjendjen civile”, shton Doracaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile thotë se do të ketë verifikim të imtësimshëm për këdo që shmang këtë detyrim.
“Besoj që ka perënduar dhe po perëndon koha kur shteti nuk e di ku i ka shtetasit e vet. Mekanizmat që shteti të marr vesh nëse ti i shmangesh një detyrimi ligjor janë të shumtë”, thotë Doracaj.
Çdo qytetar më një dokument që e lidh me banesën, pronësie apo kontratë qiramarrje dhe me një kopje të kartës se identitetit duhet të paraqitet vetëm në zyrën e gjendjes civile në zonën ku banon, jo në atë ku ka gjendjen civile. Për të përballuar fluksin zyrat e gjendjes civile do të punojnë edhe në fundjavë.

Tags: gjenda civilegjobestudente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.