Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

24 ORË/ 9 Vatra zjarri, kërkohet ndihmë nga helikopterët, situata alarmante

12/07/2017
Athinë, zjarr në periferi, rrezikohen banesat pranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Janë shënuar 9 vatra zjarri nëpër të gjithë Shqipërinë.
Flakët janë përhapur në disa zona të qarktut Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Dibër.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 40 zjarrfikës me 8 automjete, 40 forca ushtarake, si dhe helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU VLORË
– Në malin Mile Konispol, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset e Sarandës e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit. Për këtë shkak është dërguar një helikopter i cili po punon për shuarjen e zjarrit.

– Në fshatin Mavrovë, Selenicë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 150 ha me shkurre dhe 300 rrënjë ulliri. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

– Në fshatin Vodicë, Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset kanë operuar me mjete rrethanore dhe kanë shuar flakët pas disa orësh. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe me shkurre.

QARKU DIBËR
– Në fshatin Llapushë, Klos ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi i zjarrfikësve të Burrelit e ka pasur të pamundur për të vepruar për shkak të terrenit të thyer malor. Vatra e zjarrit është shumë larg zonës së banuar dhe nuk krijon rrezikshmëri për banorët.

– Në fshatin Maqellarë, Dibër zjarri përfshiu një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Pas ndërhyrjes nga ajri me anë të helikopterëve është bërë i mundur shuarja e zjarrit. Ndërkohë forcat zjarrfikësve po ndërhyjnë për të shuar zjarret e fshehura në mënyrë për të eleminuar mundësinë e riaktivizimit.

– Në fshatin Patin, Klos, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha të larta. Për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikëset kanë përdorur mjete rrethanore. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Për shuarjen e zjarrit u angazhua një helikopter. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 12 ha me shkurre dhe pisha.

– Në Qafë Dardhë, Klos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor. Vatra e zjarrit e re ishte në afërsi me fshatin Patin. Edhe këtu ka ndërhyrë helikopteri, i cili po operonte në vatrën e parë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me shkurre dhe pisha.

QARKU GJIROKASTËR
– Në fshatin Goricë, Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë për të shuar flakët. Pas një pune disa orësh zjarri është izoluar dhe më pas është fikur. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 7 ha me shkurre.

QARKU FIER
– Në fshatin Çiflig, Lushnje, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me shkurre dhe ullishte. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

Tags: helikopterndihmezjarr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.