“Xibraka”, përfundon gjykimi, ja nga sa vjet burg rrezikojnë të akuzuarit për...

“Xibraka”, përfundon gjykimi, ja nga sa vjet burg rrezikojnë të akuzuarit për trafik droge

113
0
Shares

Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda për grupin e kokainës të quajtur “Xibraka”.
Të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila është refuzuar fillimisht nga Gjykata. Trupi gjykues është tërhequr për të marrë një vendim.
Prokuroria ka kërkuar 126 vite burg për 9 të arrestuarit e këtij grupit, midis të cilëve edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me
I pandehuri Ilir Hyseni të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Genci Xhixa të dënohet me 15 vjet burgim
I pandehuri Arjan Dalipi të dënohet me 13 vjet burgim
I pandehuri Cesar Avila të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Valter Moreno të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Ermal Hoxha të dënohet me 13 vjet burgim
I pandehuri Sajmir Batku të dënohet me 15 vjet burgim
I pandehuri Gentian Gjonaj të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Kelmend Dalipi të dënohet me 14 vjet burgim.

Konkluzionet e prokurorisë
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton e provuar se të pandehurit kanë krijuar  një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë.
Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.
Prania e kokainës në një sërë lëndësh që ndodheshin të depozituara në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë etj, të sekuestruara në magazinë, siç u përshkrua në mënyrë të detajuar më lart, provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator për ekstraktimin e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrolleve në pikat doganore.
Dosja: Operacioni nisi më 17 dhjetor 2014 kur  mbërriti në Prokurorinë për Krime të Rënda një informacion nga ana e autoriteteve gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Më 18 dhjetor të këtij viti, Prokuroria për Krime të Rënda regjistroi procedimin penal nr. 335 për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY