URDHËRI/Spiunë në biznese me mbi 100 të punësuar, afati deri më 15...

URDHËRI/Spiunë në biznese me mbi 100 të punësuar, afati deri më 15 korrik

296
0
Shares

Bizneset që kanë mbi 100 të punësuar janë të detyruar të ngrenë strukturën e “spiunazhit” brenda datës 15 korrik dhe të dërgojnë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave gjeneralitetet e personave të përzgjedhur.

 

Menjëherë pas zgjedhjeve, shumicës së bizneseve që janë të klasifikuara me mbi 100 punonjës u ka shkuar një shkresë që përcakton edhe detyrimin që ju lind atyre për ngritjen e një strukture të posaçme që vjen si detyrim i ligjit “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” i miratuar një vit më parë.

 

Në shkresën e firmosur nga Kryeinspektori Shkëlqim Ganaj thuhet se në rast se nuk zbatohet kjo kërkesë atëherë biznesi ngarkohet me përgjegjësi administrative dhe penale. Ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” do të funksionojë në administratën publike por edhe tek kompanitë që kanë mbi 100 të punësuar.

 

Rastet që do të sinjalizohen do të lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës. Ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve apo shpërdorimin e të ardhurave të buxhetit. Sinjalizuesit do të jenë punonjës të institucionit publik por edhe atij privat, do të paguhen nga këta të fundit dhe gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë me ligj.

 

 

 

Kërkesa që i është dërguar biznesit

 

Lënda: kërkesë për ngritjen e njësisë përgjegjëse në subjektet private në zbatim të ligjit 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

 

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave ju bën me dije se në datë 1.07.2017 fillojnë të zbatohen efektet juridike të detyrimeve të përcaktuara në nr60/2016 datë 2.6.2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, për subjektet private.

 

Qëllimi i këtij ligji është marrja e informacioneve dhe sinjalizimeve nga sinjalizuesit, njësia përgjegjëse ose e drejtpërdrejtë nga ILDKPKI për rastet e veprave penale të korrupsionit, çdo veprimi ose mosveprimi të kundërligjshëm sipas legjislacionit penal në fuqi, në lidhje me çdo formë të korrupsionit aktiv, korrupsionit pasiv, shpërdorimit të detyrës ose kompetencave, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve, shpërdorimit të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, përfitimit të paligjshëm të interesave si dhe çdo akt tjetër të ngjashëm me to të kryer në subjektin tuaj nga pronarët, administratorët, drejtuesit dhe cilido tjetër, hetimin e këtyre rasteve nga ILDKPKI dhe përcjelljen e tyre organit të Prokurorisë dhe Policisë kur gjenden elementë të veprave penale të mësipërme.

 

Në zbatim të nenit 10 të ligjit nr 60/2016, Udhëzimit nr.1 datë 23.09.2016 “Për miratimin, përcaktimin e strukturës, kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimin e punonjësve të njësisë përgjegjëse në subjektet private” pranë çdo subjekti privat i cili ka më shumë se 100 të punësuar, caktohet një njësi përgjegjëse e cila regjistron, heton, administrativisht, shqyrton sinjalizimet për rastet e korrupsionit pranë ILDKPK sipas ligjit.

 

Për sa më sipër, mbartni detyrimin për ngritjen e njësisë përgjegjëse dhe njoftimin me shkrim të Inspektorit të Përgjithshëm për krijimin e saj së bashku me gjeneralitetet, pozicionet e punës, si dhe kontaktet e punonjësve të caktuar brenda datës 15.07.2017.

 

Shkelja e detyrimeve të përcaktuara në ligj ju ngarkon me përgjegjësi administrative dhe penale.

 

Në faqen zyrtare të internetit të ILDKPKI-së, gjeni publikuar ligjin nr.60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” si dhe aktet nënligjore për zbatimin e tij.

 

Kriteret që duhet të përmbushë një sinjalizues sipas udhëzimit

 

Punonjësi i njësisë përgjegjëse duhet të përmbushë këto kritere:

 

  1. a) të ketë mbaruar arsimin e lartë, i preferueshëm në shkencat juridike, shkencat sociale ose shkencat ekonomike, diplomë e nivelit të dytë;

 

  1. b) të ketë vjetërsi në profesion/punë jo më pak se tre vjet;

 

  1. c) të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre të rëndë penale;

 

ç)  të ketë njohuri mbi ligjin e sinjalizimit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, Kodin e Procedurave Administrative si dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave;

 

  1. d) të gëzojë integritet të lartë profesional;

 

  1. dh) të ketë aftësi profesionale për të vlerësuar administrativisht praktikën e sinjalizuar;

 

  1. e) të ketë aftësi organizative si dhe të angazhohet seriozisht në marrjen e masave për ndjekjen administrative të fakteve të sinjalizuara;

ë)  të mos ketë marrë masa disiplinore në tre vitet e fundit;

Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY