Lezhë, atentat me armë 47-vjeçarit, enigmë shkaqet dhe autorët

Lezhë, atentat me armë 47-vjeçarit, enigmë shkaqet dhe autorët

128
1
Shares

Një person ka mbetur i plagosur me armë në Lezhe në rrethana ende të paqarta. Policia e Lezhës bën me dije se është njoftuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, se persona të paidentifikuar kanë sulmuar me armë shtetasin A. Gj., 47 vjeç.

 
Njoftimi i paraprak i Policisë së Lezhës

Me datë 11. 07. 2017 , rreth orës 05:15 është marrë njoftim se në fshatin Kalivaç në Lezhë, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. Gj., 47 vjeç.
Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur grupi hetimor, që po kryen të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY