Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet gruaja që rrahu gazetarin, Mirela Topulli: Është puç, kjo është e vërteta

11/07/2017
Dhunoi gazetarin investigativ, shpallet ne kërkim administratorja e firmës – ja sa vjet burg rrezikon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mirela Topulli, administratore e firmës “Euroteam” e cila u transmetua nga emisioni investigtiv “Stop” duke rrahura gazetarin Genci Angjellari ka treguar një version tjetër të kësja historie.

Në një intervistë ekskluzive për “foldrejt.info”  Topulli ka deklaruar se provokuar nga gazetari. Madje sipas saj Genci Angjellari e ka dhunuar duke e goditur në mjekër me mikrofon.

Znj. Topulli , dy ditë më parë në një emision investigativ janë transmetuar pamjet që ju keni goditur një gazetar. A e keni parë ju videon ?

Po e pashë live, isha madje dhe me një inspektor të zonës dhe u shokua dhe ai nga ajo që pamë.

A mund të na tregosh se si qëndron e vërteta sipas jush?

Më datë 4 korrik në mëngjes ka rënë zjarr në magazinën që unë punoj dhe që në 4 të mëngjesit dhe mediat kanë qenë aty. Kur unë kam shkuar nga ora 7 në zyrë mediat kanë qenë duke filmuar ambientet tona nga jashtë, pastaj ne nuk i kemi lejuar që të hyjnë brenda dhe ata gjithçka kanë filmuar nga jashtë e kanë publikuar.Tani unë nuk e dija që këta vazhdonin të na ndjeknin.

Përsa i përket përplasjes me gazetarin, përse u agravua situata?

Mua më kanë lajmëruar nga kompania që kishte ardhur një media e po filmonte dhe unë mora makinën për të shkuar atje dhe ata na kanë filmuar dhe nga pas, madje na kanë bllokuar rrugën. Më pas m’i ka rënë xhamit të makinës dhe ka qenë duke e thyer. I jam lutur që të më largohet nga makina dhe në atë moment ai më ka qëlluar me mikrofon turinjve.

Nga emisoni nuk është transmetuar e gjitha pasi është shkëptur pjesa ku gazetari më ka goditur mua me mikrofon në mjekër dhe në atë moment kam dalë e makina e shokuar. Pasi ndodhi incidenti unë kam shkuar në spitalin ushtarak dhe kam ndenjur atje disa orë pasi kisha kaluar një traumë në kokë, nuk kam qenë mirë.Unë kaq kam diskutuar me gazetarin po më pas kam dalë nga makina e shokuar i kam rënë nja dy shpulla.

Ka qenë ai filmimi që dhe ju keni parë dhe ata të tre që kanë qenë aty kanë provokuar dhe punonjësin që isha unë me të duke i thënë: “Hajde, hajde”.Pastaj nga ai moment që ka ndodhur dhe incidenti ne jemi larguar dhe më ka marrë një nga drejtuesit e emisonit në telefon dhe më tha që me atë që i ke bërë ti gazetarit e ke shumë të vështirë që të shpëtosh. Po kështu më tha që nuk shpëton njeri me atë që unë kam bërë.

A mund të na shpjegoni si qëndon e vërteta derdhjes së mbetjeve në lumin e Erzenit?

Pas djegjes totale të magazinës ne kemi postuar materialet nga aty tek ambientet e shoqërisë me të cilën ne bashkëpunojmë. Nuk janë hedhur në lumin Erzen, janë ambientet e shoqërisë që ne bashkëpunojmë po ka afër lumin dhe ajo pamja që kanë nxjerrë ata që nuk ka mbetje në lumë dhe ky ka qenë gabimi i shoferit që i ka shkarkuar aty pranë por jo në lumë. Asgjë nuk është derdhur në lumë por përsa i përket kësaj këtë përgjegjësi e mbaj unë. Kjo është totalisht e qëllimshme.

Përse mendoni se është e qëllimshme?

Kjo është totalisht e qëllimshme, për shkak të konkurrencës por unë jam e pastër se kam pasur kontrolle pa fund. Por theksoj që konkurentët e m’i dërgojnë shkresa kundër meje pa fund për të më dëmtuar. Ky eshte puç. Është e turpshme ajo që kanë bërë ,kompania ku unë punoj është e pastër dhe paguan të gjitha detyrimet që ka ndaj shtetit dhe ne nuk jemi një shoqëri fantazim.

Sipas mediave ju jeni në kërkim nga policia, a është e vërtetë kjo?

Ky lajm është i rremë pasi unë kam qenë në komisariat në momentin që doli lajmi se unë jam në kërkim. Unë jam në mes të Tiranë. Pasi kam dalë nga spitali ushtarak të nesërmen jam thirrur në komisariatin numër 1, pasi kishte bërë kallzim gazetari që unë e kam goditur me sende të forta. Kallzim ky i rremë pasi unë nuk kam pasur gjë në dorë. Pasi kam bërë deklarimet e mia dhe ata më kanë parë që unë kam qenë goditur kam shkuar tek mjekësia ligjore kam bërë veprimet përkatëse dhe çështja tashmë ka shkuar në prokurori.

Pak më lart deklaruar që jeni dhunuar nga gazetari, a keni bërë kallzim për këtë?

Patjetër që po, sot unë kam depozituar një kallzim në prokurori për gazetarin Genci Angjellari.

Intervistoi: Sonila Musaj

Tags: mirela topulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.