EMERGJENCAT CIVILE/ Në 24 orët e fundit 12 vatra në reja në...

EMERGJENCAT CIVILE/ Në 24 orët e fundit 12 vatra në reja në të gjithë Shqipërinë

92
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 12 vatra zjarri ne Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Tiranë, Korçë, Fier dhe Dibër ku një vatër zjarri është ende aktive dhe po punohet për shuarjen e saj.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 115 zjarrfikës me 13 automjete, 50 forca ushtarake, 79 vullnetarë si dhe helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.

QARKU DIBËR
Në vendin e quajtur “Mali i Derrave”, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu të larta në një terren malor. Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë që po punojnë për të vendosur nën kontroll zjarrin.
Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe në helikopter i cili po vijon fluturimet.
Në fshatin Patin, Klos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha të larta. Shërbimi zjarrfikës dhe forcat vullnetare kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin pasi terreni malor bën të pamundur ndërhyrjen me mjete.
Si pasojë e zjarrit u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre dhe pisha të larta. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

QARKU GJIROKASTËR
Zjarri në kurorën e gjelbër të qytetit të Tepelenës i cili u riaktivizua gjatë ditës së djeshme është shuar. Për shuarjen e flakëve veç forcave zjarrfikëse janë angazhuar edhe forca të ushtrisë si dhe një helikopter.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 12 ha me shkurre, 120 ullinj, 100 koshere bletë dhe u shpëtua kurora e qytetit të Tepelenës. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

QARKU SHKODËR
Në fshatin Rronza, Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra, shkurre dhe lis. Zjarrfikëset e forcat vullnetare kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Për shkak të përmasave të mëdha është ndërhyrë edhe me forca të ushtrisë.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha shkurre, ferra.
Në lagjen Traçin-Tepe, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra e cila rrezikonte disa banesa.  Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar. Si pasojë u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe ferra.
Në lagjen Bardhas, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra e cila rrezikonte disa banesa. Si pasojë e zjarrit u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU ELBASAN
Në fshatin Vashaj, Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha shkurre dhe ferra.

QARKU KORÇË
Në afërsi të doganës Qafë Thanë, Pogradec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë menjëherë pasi nga flakët rrezikohej edhe një zonë e banuar.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe ferra. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

QARKU FIER
Në fshatin Gjazë, Lushnje, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Flakët kanë rrezikuar të përhapen edhe në zonën e banuar. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është vendosur nën kontroll dhe është shuar.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me shkurre dhe ferra.

QARKU VLORË
Në fshatin Radhimë, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me shkurre dhe kullotë.
Në fshatin Rusan, Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me shkurre, ferra dhe ullinj

QARKU TIRANË
Në Unazën e Re, Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY