E PAPRITUR/ Edhe PS ankimon humbjen mandatit të PDIU-së në Tiranë

E PAPRITUR/ Edhe PS ankimon humbjen mandatit të PDIU-së në Tiranë

96
0
Shares

Pas PDIU edhe PS ka kontestuar rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve në Tiranë.
Kreu i KQZ-së, Klement Zguri tha sot në një konferencë për shtyp se edhe Partia Socialiste e ka kontestuar tabelën përfundimtare të qarkut të Tiranës.
KQZ-ja ka vendosur që nesër paradite të shqyrtojë kërkesën e PDIU-së, ndërkohë që ende nuk ka vendosur se kur do të shqyrtojë kërkesën e PS-së.
PDIU pretendon se në Tiranë i është vjedhur një mandat, pikërisht ai i kreut të partisë, Shpëtim Idrizi. Është PS-ja që e ka marrë këtë mandat, e cila tani ka bërë kërkesë për ta mbrojtur.
Përveç këtyre dy kërkesave, edhe PD ka regjistruar një ankesë për Beratin ku kërkon rinumërim të votave në dy kuti votimi dhe dy të tjera të shpallen të pavlefshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY