Flakët e zjarrit të nisura mbrëmë rreth orës 21:30 në kodrën e qytetit të Tepelenës janë vendosur nën kontroll pas mbërritjes së helikopterit nga Tirana në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri ka vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa raportohet se janë djegur rreth 3 hektar me pyje.
Era ka favorizuar përhapjen e flakëve gjatë natës. Kanë qenë rreth 30 banesa që ndodheshin të rrezikuara nga zjarri. Fatmirësisht era ka qenë në krah të kundërt të banesave dhe janë dashur mbi 3 orë të neutralizohen flakët dhe të shmanget rreziku ndaj banesave.
Nga zjarri rrezikoheshin lagjja ‘15 shtatori’, spitali dhe depot e ujit, të cilët ndodheshin rreth 500 metra afër vatrës së zjarrit, por tani situata është normalizuar dhe situata është nën kontroll. Emergjencat Civile dërguan shërbimet e gatshme, ndërsa me flakët u përballën fillimisht zjarrfikësit e Tepelenës, me 6 automjete dhe kanë arritur t’i vënë nën kontroll.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Në terren janë akoma shërbimet e Emergjencave Civile 20 forca ushtrie dhe zjarrfikëset nga Gjirokastra, të cilët po normalizojnë situatën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/