HUMOR POLICIE/ Korçë, Policia kontrollon një magazinë dhe gjen një grusht mbeturinash...

HUMOR POLICIE/ Korçë, Policia kontrollon një magazinë dhe gjen një grusht mbeturinash kanabisi

165
0
Shares

Dëshira për rezultate në luftën antikanabis, e shtyn Policinë që edhe kur s’gjejnë gjë, “të shesin” “krundet” për “drithë”…, duke e degjeneruar në më tej se qesharake, këtë luftë.
Kështu ka bërë sot, Policia e Korçës, e cila përpos pompozitetit për luftën antikanabis, ka shpërndarë edhe foto, ku dallohet një magazinë e stërmadhe, dhe një grusht mbeturinash kanabis, me gjasa ët mbledhur me fshesë në këtë ambient.
Policia nuk ka harruar të jap edhe “sihariqin” se për 211 gramët e mbeturinave të kanabisit, të arrestojë edhe një 57-vjeçar “fakteq”. DRONI.al

 
Njoftimi i Plotë i Policisë së Korçës

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Niko Liço, 57 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, sot, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të tij në fshatin Drithas, Maliq, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 211 gramë bimë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY