Fatmir Xhafaj i kujton Edi Ramës premtimin për Ministrinë e Brendshme

Fatmir Xhafaj i kujton Edi Ramës premtimin për Ministrinë e Brendshme

104
0
Shares

Pa një shkak konkret dhe në mungesë të një axhende të paracaktuar, Fatmir Xhafaj ka thirrur sot një takim me gazetarët. Nuk do të ketë regjistrime apo filmime të bisedës, por Xhafaj ka njoftuar një bisedë të lirë me gazetarët për çështje të rendit, të policisë apo prokurorisë.
Megjithëse e shkarkoi dy muaj më pas, Edi Rama zbuloi se kishte një marrëveshje me Xhafën për rikthimin e tij në ministri.
Takimi i sotëm me gazetarët e policisë dhe jo me ato të politikës, tregon se Xhafaj nuk e ka harruar premtimin e Ramës në prag të fushatës elektorale.
“Lufta kundër kanabisit, dhe fenomeni i kanabisit do të mbyllet këtë vit. Të dy ministrant, si Tahiri ashtu edhe Xhafaj kanë bërë një punë të shkëlqyer me Policinë e Shtetit dhe luftën kundër krimit dhe drogës. Ndaj me marrjen e mandatit të dytë qeveritar, Xhafaj do të rikthehet në detyrë si Ministër i Brendshëm”, deklaroi Rama në Studio e Hapur pak kohë më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY