EMRAT/ Dyshime për trukime, 7 lojtarë të Kukësit dhe trajneri përfundojnë në...

EMRAT/ Dyshime për trukime, 7 lojtarë të Kukësit dhe trajneri përfundojnë në policinë e Vjenës

101
0
Shares

Tronditet klubi i Kukësit dhe futbolli shqiptar. Një pjesë e skuadrës kampione është ndaluar dje gjatë mbrëmjes në Vjenë dhe është marrë në pyetje për orë të tëra pasi dyshimeve për trukimin e ndeshjes.
Përveç trajnerit Gjoka, “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se lojtarët e shoqëruar në polici janë portierët Enea Koliçi dhe Ervis Koçi.
Të tjerët janë Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha, Hair Zeqiri dhe Simon Rrumbullaku. Lojtarët kanë qëndruar për më shumë se tri orë në komisariat dhe mësohet se një pjesë e tyre janë lënë të lirë rreth orës 00:45.
Kujtojmë që skuadra e Kukësit po udhëtonte nga Kapruni i Salzburgut drejt Moldavisë ku do të luajë me Sherif Terispolin në kuadër të turit të dytë të Champions League, por në kryeqytetin e Austrisë është detyruar të ndalojë për shkak të policisë.
Burimet zyrtare të Klubit të Kukësit e kanë mohuar këtë ngjarje.

 
Precedenti

Nuk ka ku të shkojë më keq se kaq sa i përket imazhit të futbollit shqiptar. Vitin e kaluar UEFA dënoi kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun, që të mos merrte pjesë në Champions, pikërisht për trukime.
Ndërkohë, sot sërish kampionët në fuqi të Shqipërisë ndalohen në Vjenë me të njëjtin dyshim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY