Edi Rama si Enver Hoxha, fillon “diskutimin në popull” të “planit 4-vjeçar”

Edi Rama si Enver Hoxha, fillon “diskutimin në popull” të “planit 4-vjeçar”

78
0
Shares

Si dikur Enver Hoxha “diskutonte në popull” planet 5-vjeçarë dhe sikundër dhe kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka lançuar platformën on-line të bashkëqeverisjes “Me ty për Shqipërinë që duam”.
Në adresën http://shqiperiaqeduam.al/, qytetarët do të kenë mundësinë të informohen mbi shërbimet, të japin opinione të denoncojnë mbi problemet që i shqetësojnë, të ofrohen për të kontribuar apo të prezantojnë dhe nisma konkrete.
Në prezantimin e platformës “Shqipëria që duam” në faqen on-line, thuhet se kjo është një platformë e hapur komunikimi e ndërveprimi me qytetarët që do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush.
“Qeveria e re do të jetë në një koalicion real me njerëzit e zakonshëm që së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, që nga bulevardi i Tiranës deri në çdo skaj të vendit
Shqipëria që duam është mbi të majtën e mbi të djathtën. Shteti që duam është i qytetarëve, jo i pushtetarëve. Sfidat e Shqipërisë sot, nuk janë sfida socialiste apo sfida demokrate, por janë sfida shqiptare. Të vetëdijshëm për barrën e madhe të përgjegjësisë që na u besua, qeveria e re do të bashkëqeverisë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në një përpjekje shqiptare, të përbashkët, për ta bërë Shqipërinë më të mirë ” nënvizohet më tej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY