Përplasja Basha-Selami : Gruaja jote punon për Soros! Ai të financoi studimet!

Përplasja Basha-Selami : Gruaja jote punon për Soros! Ai të financoi studimet!

184
0
Shares

Dy kandidatet qe garojnë për kreun e PD, Lulzim Basha dhe Eduard Selami kane shkëmbyer replika ne lidhje me marrëdhëniet e tyre me organizatën e Sorosit. Gjatë prezantimit të platformave respektive para demokrateve në Korçë, njëri prej tyre i ka pyetur të dy kandidatet, se cili ishte pozicioni i tyre në raport me Sorosin. Selami është shprehur se ai nuk ka asnjë lidhje me ketë organizate, ndërsa fakti qe bashkëshortja e tij punon për fondacionin e Xhorxh Soros, dhe eshte kryetare e bordit te fondacionit “Soros” nuk ka asnjë ndikim ne vendimmarrjen e tij.
Ndërkohë që edhe Basha ka mohuar të ketë lidhje me multimiliarderin, duke e konsideruar organizatën e tij, si mbështetëse te socialisteve dhe Rames. Selami i ka kërkuar Bashes te tregohet i sinqerte dhe te tregoj që bursën ne Holande e ka marre pikërisht nga Soros-i.
Madje, Basha dhe Grida Duma vijoi Selami e kane falënderuar publikisht Xhorxh Soros për mundësimin e studimeve dhe për ketë ka edhe filmime.
Por Basha,nuk ka pranuar argumentin e Selamit, duke u shprehur se bursa e tij nuk është financuar nga Soros,por nga një fondacion tjetër. /BW/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY