Policia bullgare i bën për hashash tifozët e Partizanit në tokën bullgare

Policia bullgare i bën për hashash tifozët e Partizanit në tokën bullgare

179
0
Shares

“Panorama Sport” ka arritur të zbardhë kalvarin që u ka ndodhur rreth 60 përfaqësuesve të grupimit “Ultras Guerrils”, 3 km brenda territorit bullgar. Policët bullgarë kanë shpikur lloj-lloj procedurash për të vonuar tifozët dhe rreth orës 17:30 ata u thanë që mund të shkon ta shikonin takimin.

Duke ditur se rruga deri në Burgas ishte mbi 500 km, ishte e pamundur që për 90 minuta ta të ishin prezentë në stadium. Ky fakt i ka tërbuar më shumë ultrasit e kuq, të cilët mbetën pa mbështetje, si nga klubi, por edhe Ambasada Shqiptare në Bullgari.

Ngjarja – Para nisjes për në Bullgari përfaqësues të “Ultras Guerrils” kishin vënë dijeni edhe Ambasadën Shqiptare në Bullgari për udhëtimin e tyre. Si përgjigje ata morën një numër kontakti për të komunikuar për çdo problem që do të hasnin gjatë rrugëtimit brenda territorit Bullgar.

Pasi kaluan doganën bullgare në kufi me Maqedoninë tifozët e kuq me autobusin e tyre morrin rrugën drejt Burgasit, por 3 km nga kufiri duhej t’i nënshtroheshin kontrollonit të autobusin. Ishin 8 furgonë me forca speciale bullgare të armatosur me spraj me piper deri tek armët e zjarrit.

Policët bullgarë prisnin dy autobusë me tifozë të kuq, por kur panë vetëm një mjet, 3 furgonë policie u larguan dhe vijuan rrugën për në Sofje, kurse policët që gjendeshin në 5 mjetet e tjera u angazhuan me kontrollin fizik të ultrasve dhe të autobusit. Fillimisht, ata kontrolluan imtësisht të gjithë tifozët, një e nga një, ndërsa më pas kontrolluan autobusin.

Pas kontrollit të autobusit, ku u gjeten edhe disa shkopinj dhe bishta lopatash, që ishin marrë nga ultrasit për vetëmbrojtje në rast konfrontimi me ultrasit bullgarë gjatë rrugës, pasi kishte lajme se mund të ndodhte një gjë e tillë, forcat e rendit u thanë tifozëve se do të prisnin, pasi do të vinte policia kriminale që të hetonte më m

Tifozët e Partizanit kanë kërkuar që ata t’i shoqërojnë deri në Burgas, në mënyrë që të mos humbnin ndeshjen dhe atje të bënin kontrollin dhe hetimin që ata pretendonin. Por kërkesa nuk u mor parasysh, pasi gjatë kontrollit ata gjetën edhe një cigare hashash. Procedura e policisë kriminale mori shumë kohë, madje pjesëtarë të këtij reparti erdhën dy herë te vendndalimi i tifozëve, me të cilët u detyruan që të shtrihen në rrugë në mes të vapës.

Policia kriminale i bëri kontroll të imtësishëm autobusit, të cilin e çanë në disa vende në kërkim të lëndëve narkotike, që pretendonin se mund të ishin fshehur brenda. Kontrollet dhe relacionet e policisë kriminale zgjatën deri në orën tyre të pasdites, por nuk gjetën asnjë detaj tjetër komprometues.

Plotësimi i deklaratave- Pasi u bindën se në autobus nuk kishte asgjë, policia nisi të marrë deklarata nga të gjithë tifozët, të cilët duhet të plotësonin një formular. Formulari ishte në gjuhën bullgare dhe tifozët nisën kontaktet me Ambasadën Shqiptare, ku përmes rrjeteve sociale i dërguan foto të formularit.

Konsullja nis përkthimin e formularit që do të plotësonin tifozët, por mungoi ndërhyrja që ata të liheshin të lirë për të udhëtuar drejt Burgasit. Procedura e plotësimit të formularëve zgjati deri rreth orës 17:30. Më pas, policët në mënyrë përçmuese u thanë tifozëve se ishin të lirë të shkonin dhe të shikonin ndeshjen.

Tifozët u ankuan se për shkak të proceduarve të tyre ata e kishin të pamundur që për 90 minuta të bënin 500 km rrugë deri në Burgas. Policët bullgarë vijuan të pashqetësuar me përgjigjen e tyre: “Jeni të lirë të bëni çfarë të doni, ikni në Sofje për kafe po deshët!”.

Kthimi- Duke parë se kontrolli policor ka qenë një koordinim i të gjithë hallkave për të bllokuar ultrasit e Partizanit, tifozët kanë marrë rrugën e kthimit. Policia maqedonase e ka shoqëruar autobusin e tifozëve të Partizanit si në hyrje dhe dalje, nga kufiri shqiptar dhe ai bullgar.

Gjatë kthimit policët maqedonas i kanë urdhëruar tifozët që të mos ndalen askund deri në kufirin shqiptar. Gjithsesi, ultrasit e kuq nuk e kanë zbatuar urdhrin e tyre, pasi janë ndaluar në disa vende për të blerë pije dhe ushqime, si dhe për nevoja personale.

Rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes ka marrë fund odiseja e tifozëve të Partizanit, të nëpërkëmbur nga policia bullgare dhe të harruar nga instancat e shtetit shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY