VIDEO/ Samiti i G20, mes dhunës në Hamuburg, rrethohen Liderët e botës...

VIDEO/ Samiti i G20, mes dhunës në Hamuburg, rrethohen Liderët e botës në hotelin e Putin

117
0
Shares

Dhunë, kaos, protesta dhe ndërhyrje e policisë në Hamburg të Gjermanisë. Në një situatë të tillë ka filluar sot samiti i G20-ës, që mbledh bashkë liderët më të rëndësishëm në botë. Mediat e huaja raportojnë se gjendja paraqitet e rëndë.
Autoritetet thanë se protestuesit kanë sulmuar një stacion të policisë, ndërsa u kanë vënë zjarrin disa makinave policore.
Liderët e G20-ës bisedojnë sot dhe nesër për një varg çështjesh, përfshirë tregtinë dhe ndryshimet klimatike. Në margjina të samitit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u tha gazetarëve se udhëheqësit botërorë në samit nuk janë “as të verbër, as të shurdhër” ndaj trazirave në rrugët e Hamburgut.
Policia, për të dytën ditë me radhë, ka përdorur topat e ujit kundër protestuesve të dhunshëm. Në dhunë po ashtu janë plagosur dhjetëra policë dhe protestues anti-kapitalistë, raporton Rel.
Protestuesit kane shkaktuar probleme me te ftuarit VIP. Keshtu ata i jane sulur qe ne mengjes “Park Hyatt”, hotelit luksoz në qendër të Hamburgut kur mes te tjeresh rri edhe presidenti rus, Vladimir Putin, ai koreanojugor, Moon Jae In dhe kryeministri australian, Malcolm Turnbull.
Mediat lokale raportojnë se gruaja e Trump, Melania ndodhet në rezidencë, për arsye sigurie.
“Madje protestuesit sulmuan edhe një helikopter të policisë gjermane duke qëlluar në drejtim të tij edhe me një fishek gjurmëlënës, por që nuk arriti dot ta godiste”, njoftuan autoritetet e Hamburgut.

Gjendja e jashtezakonshme
Hamburgu këto ditë është në gjendje të jashtëzakonshme. Gjatë gjithë natës së kaluar deri sot në orët e para të mëngjesit ka pasur konflikte mes demonstruesve dhe policisë. Policia ka përdorur topa uji, sprej dhe shkopinj për të ndalur demonstruesit agresivë që të shkojnë drejt sallave të panairit ku sot fillon zyrtarisht samiti i G20-ës. Nga ana tjetër, në veçanti rreth 1000 persona të maskuar në radhët e para, ishin shumë agresivë. Ata kanë hedhur kokteje molotov, gurë dhe gjëra të tjera në drejtim të policisë.

Incidentet serioze
Policia gjermane njëfoton për të paktën shtatë nëpunës të lënduar, për djegie të makinave dhe dëme të mëdha materiale por nuk ka viktima në njerëz. Ka pasur edhe shumë demonstrues të lënduar, por numri i tyre i sakt nuk dihet ende. Policia pohon se në protestën e madhe me titull “Ëelcome to the hell” (Mirësevini në Ferr), kanë marrë pjesë rreth 12.000 kundërshtarë të samitit G20 dhe globalizimit. Protestat kanë vazhduar edhe sot në mëngjes, kur do të fillojë samiti i liderëve të 20 vendeve më të rëndësishme të botës. Për të siguruar këtë samit janë angazhuar sipas të dhënave zyrtare rreth 20,000 forca të sigurisë, 28 helikopterrë, 185 qenë të specializuar, 40 makina me topa uji, 3000 makina policore etjerë.
Përkundër masave të mëdha të sigurisë, organizatorët e protestave thonë se ata do të vazhdojnë me aksionet e tyre gjatë gjithë kohës, deri në përfundim të samitit, nesër në mbrëmje. Për këtë samit janë akredituar gati 5000 gazetarë nga 65 vende të ndryshme.

Takimet më të rëndësishme
Samiti mbahet në kohërat më të vështira në disa dekadat e fundit, për shkak të luftërave të shumta, krizave dhe mosmarrëveshjeve mes vendeve më të mëdha në botë. Ndaj vet kancelarja Angela Merkel, si nikoqire e takimit, ka paralajmëruar se nga ky samit nuk duhet të pritet ndonjë mrekulli apo ndonjë marrëveshje epokale.
Merkel mbrëmë është takuar edhe me presidentin amerikan Donald Trump, në përpjekje për të tejkaluar dallimet, por pa ndonjë sukses tepër të madh. Me vëmendje të madhe pritet edhe takimi Trump-Putin, që do të jetë takimi i parë i tyre zyrtar, pas zgjedhjes së Trumpit në postin e presidentit. Kohët e fundit janë shtuar mosmarrëveshjet verbale në relacionin Moskë – Uashington. Një takim shumë interesant do të jetë edhe ai Merkel – Erdogan, për shkak të dallimeve të mëdha mes pjesëmarrësve.

Tema të shumta
Ndër temat më të trajtuara në këtë samit do të jenë gjendja në Afrikë, tendosjet në raportet me Korenë e Veriut dhe mundësia e një lufte të re atje, lufta në Siri, lufta në Ukrainë, lufta kundër terrorizmit ndërkombëtarë, refugjatët, dalja e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën etj.
Një problem serioz për këtë samit do të jetë presidenti i pa parashikueshëm amerikan Trump, i cili ka premtuar se ta mbështetë samitin e G20-ës. Por pritet që ai të vazhdojë me qëndrimet “America first”, që do të thotë se do të kërkojë masa mbrojtëse të veçanta për vendin e tij.
Një natë para fillimit të smaiti në Hamburg është mbajtur edhe një koncert i madh, ku u paraqit edhe Shakira dhe shumë këngëtarë të tjerë të njohur nga Gjermania dhe bota./dw/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY