Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I vuri litarin në fyt gruas: Nuk më shërbeu darkën

06/07/2017
SKANDALI/Viktima në komisariatin e Lushnjës u ndalua pa akuzë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të 56-vjeçarit në Lushnjë, pasi ka tentuar të mbysë me litar bashkëshorten e tij. Feçor Biçaku, 56 vjeç, pas një sherri i ka vënë litarin në fyt gruas së tij, F. Biçaku, 52 vjeçe.
Ka qenë kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë, e cila fatmirësisht ka reaguar në kohë. 52-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas burimeve nga hetimi, rreth orës 18:30, bashkëshorti ka kërkuar që t’i shërbehet darka, por nuk ka pasur asgjë të gatuar në atë orë. Kaq është dashur që në shtëpi të nisë sherri dhe të dy kanë fajësuar njëri-tjetrin për mungesë përgjegjshmërie në familje.
56-vjeçari e ka goditur fillimisht me një shuplakë dhe ka nisur ta fyejë. Pas disa minutash debat, në një çast burri ka marrë një litar që gjendej në korridor dhe e ka lidhur gruan për fyti. Thirrjet e saj për ndihmë i ka dëgjuar kunata, e cila banon pranë tyre.
Kur ka shkuar për të parë çfarë po ndodhte, ajo e ka gjetur kunatën me litarin në fyt, ndërsa i është lutur bashkëshortit të saj që ta lëshonte. Vetëm atëherë ai është kthjelluar dhe i ka hequr duart nga litari e më pas është larguar nga banesa pa folur asnjë fjalë. Kunata më pas ka kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët kanë marrë gruan me urgjencë e duke parë gjendjen e rëndë, e kanë nisur atë për në Tiranë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe uniformat blu, të cilët disa orë më vonë kanë vënë në pranga 56-vjeçarin, i cili akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë”.

Tags: fytGRUAlitarlushnje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.