FOTO/ Vdes pronari, lë 4 milionë euro trashëgimi për punëtorët

FOTO/ Vdes pronari, lë 4 milionë euro trashëgimi për punëtorët

140
0
Shares

Luciano Tamini, sipërmarrësi i cili ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare, përpara se të vdiste i la trashëgimi një pjesë të pasurisë punonjësve të tij.
Në testamentin e tij ai la 15.000 euro për çdo punonjës dhe 10.000 euro për çdo nënpunës, shkruan Tgcom.
“Është e drejtë që kush merr më pak, të shpërblehet më shumë”, ishin fjalët e tij.
Në testament kishte shprehur dhe dëshirën që punonjësit të kishin një pushim tetë orësh, nëse do të dëshironin të merrnin pjesë në funeralin e tij, dëshirë që drejtuesit e ndërrmarjes e plotësuan.
Tamini ishte drejtues i ndërmarrjes të krijuar 101 vjet më parë nga babai i tij Carlo Tamini.
Me vdekjen e babait, Luçiano megjithëse më i vogli i tre vëllezërve, merr në moshën 21 vjeçare drejtimin e ndërmarrjes duke e shndërruar në lider botëror të prodhimit të transformatorëve, me tregje nga SHBA deri në Iran.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY