The Guardian: Pesticidet po zhdukin bletët

The Guardian: Pesticidet po zhdukin bletët

225
0
Shares

Insekticidet e përdorura po dëmtojnë masivisht mbijetesën e kolonive të bletëve shkruan Gazeta britanike the Guardian, duke sqaruar se për herë të parë në mënyrë shkencore është zbuluar se përdorimi i pesticideve në bujqësi dëmton rëndë bletën Hulumtimi ka vërtetuar se përhapja e ndotjes me pesticide ka përfshirë peizazhe të tëra duke dhënë një efekt toksik “koktej”.
Puna historike siguron provën më të rëndësishme për rregullatorët në mbarë botën duke marrë parasysh veprimin ndaj neonicotinoideve, duke përfshirë edhe BE ku ndalimi i plotë i përdorimit të pesticideve është gati të zbatohet këtë vjeshtë. Insekticidet aktualisht ndalohen në kulturat bujqësore e BE.
Neonicotinoids përfaqësojnë një të katërtën e tregut të pesticideve shumë miliardë dollarësh, por janë të lidhura vazhdimisht me dëmtime serioze tek bletët sipas studimeve laboratorike. Bletët aq të domosdoshme në përhapjen e bimësisë janë në rënie.
Hulumtimi i ri në lidhje me ndikimin që kanë pesticidet tek bletët u zhvillua në 33 vende të mëdha bujqësore të shpërndara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Hungari. Bletët që jetojnë në fushat e trajtuara me insekticide u krahasuan me ato që jetuan në fushat ku insekticidet nuk janë përdorur në vitin e studimit.
Mbijetesa e kolonive të mjaltit u zvogëlua nga ekspozimi ndaj insekticideve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungari, por jo në Gjermani, pasi bimësia tjetër ishte mjaft e përhapur dhe bletët kanë pasur mundësi të përdorin kullotat pa pesticide. Suksesi riprodhues i bletëve të egra u ndërpre kur ekspozimi i insekticideve u rrit në të tre vendet, tregu studimi i cituar nga the Guardian.
“Ne kemi treguar efekte negative të rëndësishme në fazat kritike të ciklit të jetës se bletes”, tha Prof Richard Pyëell, nga Qendra e Ekologjisë dhe Hidrologjisë në Mbretërinë e Bashkuar (CEH) dhe pjesë e ekipit hulumtues.
Shkencëtarët që nuk përfshiheshin në hulumtim mbështetën përfundimet. “Së bashku, të dy studimet japin kontribute të fuqishme për konsensusin në rritje shkencës për dëmet e pesticideve neonicotinoid ndaj bletëve”, tha Prof James Nieh, në Universitetin e Kalifornisë në San Diego. Duke ju drejtuar dallimeve midis vendeve, Prof Jeremy Kerr, në Universitetin e Otavës në Kanada, tha: “Aplikacionet neonikotinoide janë një lloj ruleti riprodhues për bletët. Në varësi të karakteristikave mjedisore lokale, ato mund të zvogëlojnë materialisht perspektivat e mbijetesës.
Kostoja prej 3 milion dollarë e hulumtimit u mbulua nga Syngenta dhe Bayer, kompanitë që shesin dy neonicotinoidët e testuara, si pjesë e një angazhimi vullnetar për të rritur të dhënat, por kompanitë nuk ishin të përfshira në hartimin, kryerjen ose raportimin e studimit.
Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se bletët e egra ishin të ekspozuara ndaj një neonicotinoidi që nuk u përdorën as në sprovë dhe konkluduan se dëmi i shkaktuar mund të rezultojë nga “mbetjet e vazhdueshme në sistemet e punueshme për shkak të përdorimit të tyre të shpeshtë, përfundon artikulli n The Guardian.

Çfarë ndodhi në Shqipëri
Dëmtimi i bletës për shkak të pesticideve ka prekur edhe Shqipërinë vitin e kaluar teksa shifrat e Shoqatës së Bletërritëse treguan se nga vjeshta 2016 deri në pranverën 2017 nuk mbijetuan 40 për qind e kosherëve, një humbje me rekorde historike e pahasur me parë.
Ekspertë të rritjes së Bletës në zonën e Fushë-Krujës pohuan në kushtet e anonamatit, se pesticidet që janë përdorur vitin e kaluar për spërkatjen e hashashit e kanë dëmtuar rëndë bleten.

Bletari me inicialet B.RR. tha se në zonën e tij, prodhuesit e kanabisit në disa raste kanë përdorur pesticid që ka kushtuar 30 mijë euro vetëm për një spërkatje të bimës. Këto lloj petsicidesh (insekticidet) janë futur kontrabandë dhe janë shumë më të forta se ato që përdoren për bujqësinë tha ai dhe e kanë demtuar masivisht bletën në të gjithë vendin. “Unë jap asistencë për bletarët amator nga Veriu në Jug, por si ky vit nuk është parë anjëhëre. Hashashi dhe pesticidet e përdorura ndaj tij kanë krijuar dëmë të mëdha”, tha ai. Bletari tha se hashashi u mboll në vendet ku kullot me se shumti bleta, në terrene malore dhe kodrinore në zona të pambjellura më parë, ndaj trajtimi me peticide ka qenë intensiv. Ai tha se bleta po dëmtohet edhe në zonat ku ka kultivim me intensitet të frutikulturës. Spërkatja e pemëve, i dëmton edhe bletët bashkë me incektet e tjera dhe kjo ka qenë tipike në qarkun e Dibrës dhe atë Korçës shjegoi më tej ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY