FOTO/ Zgjedhja e kreut të PD, Basha nis turin, takimi i parë...

FOTO/ Zgjedhja e kreut të PD, Basha nis turin, takimi i parë në Kavajë

97
0
Shares

Lulzim Basha e nisi turin e garës për kryetar Partia dhe të analizës së zgjedhjeve, në Kavajë. Basha theksoi se mazhoranca e sotme doli nga blerja e votës dhe përfshirja e shtetit dhe e bandave në zgjedhje. Eshtë koha për të marrë përgjegjësi, tha Basha, dhe për të mësuar nga ajo cfarë ndodhi në Kavajë, ku bashkimi i të gjithë demokratëve solli fitoren e Bashkisë, përkundër krimit e parave të pisëta të drogës.

“E vetmja forcë që qëndroi, e vetmja forcë që tregoi moral, e vetmja forcë që tregoi vendosmëri, e vetmja forcë që nuk bleu asnjë votë, që nuk ofroi para dhe favore për votën, që nuk përdori krimin dhe bandat, e vetmja forcë që u ofroi shqiptarëve perspektivën e daljes nga kriza, e vetmja forcë me një plan për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, e vetmja forcë me program, e vetmja forcë që ka moralin të vazhdojë dhe ta fitojë këtë betejë është Partia Demokratike e Shqipërisë”, tha Basha.

Ai pohoi se është koha për të marrë përgjegjësi, duke nisur nga ai vetë.

“Nuk kam ardhur vetëm për t’ju uruar dhe as për të marrë vetëm duartrokitjet tuaja sepse kjo është ora për të marrë përgjegjësitë e mia. Eshtë ora për të marrë të gjithë përgjegjësitë e mia për të gjithë vendimmarrjen, për të gjykuar bashkë me ju, a bëmë gjithçka që mundëm? A qendruam apo jo fuqishëm në kauzat që besonim, në kauzat e drejta të shqiptarëve; me dekriminalizimin, me luftën kundër drogës, me luftën për një drejtësi të pakapur e të panënshtruar politikisht dhe me luftën për zgjedhje të lira e të ndershme? Dhe nëse po, le të mos e konsiderojmë këtë fundin e një betejë, por njësoj si në vitin 1991, stacionin drejt betejës tjetër, betejës përfundimtare për të rrëzuar një herë e mirë këtë regjim. E për t’i rikthyer shqiptarëve shpresën në vend të frikës”, theksoi Basha.

Kavaja është leksioni që duhet të shërbejë si mësim e frymëzim për të gjkithë demokratët.

“Për ne, në të gjithë vendin, njësoj si Kavaja, në nivele bashkish dhe nivele qendrash votimi, ky është mësimi. Aty ku demokratët u bashkuan sic u bashkuan të gjithë nën drejtimin e Isa sakes, të gjithë pa asnjë mungesë, pa asnjë përjashtim, pa asnjë zemërthyerje, kudo ku kjo ndodhi, bandat dhe milionat e drogës dhe të korrupsionit nuk bënë fajde. Arritën ta ndikonin, por jo ta përmbysnin rezultatin. Dhe, ky është mësimi dhe thirrja ime sot, jo si kandidat, por si demokrat. Bashkohuni demokratë kudo ku jeni, lini mënjanë qefmbetjet. Nuk është ora për të parë se cfarë kemi marrë nga Partia Demokratike, por njësoj si në vitin 1991 është ora për të parë cfarë mund të japim për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë dhe demokracinë”, deklaroi Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY