DENONCIMI/ Në Lezhë “shëndetësia falas” ia lë vendin “shëndetësisë gjobvënëse”

DENONCIMI/ Në Lezhë “shëndetësia falas” ia lë vendin “shëndetësisë gjobvënëse”

133
0
Shares

Një qytetar nga Lezha ka denoncuar sistemin tonë shëndetësor, ku thekson se pavarësisht se ai figuron prej 10 vitesh i siguruar, i duhet sërish të paguajë para në spital.
Denoncimi i “qytetarit dixhital” i bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, denoncon deklaratat publike të kreut të qeverisë, Edi Rama, sipas të cilit qytetarët e siguruar nuk paguajnë më për vizita në spitale.

 
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Gjobat per qytetaret te timonierit, te cilin e refuzuan 4/5 e shqiptareve!

Ja si gjobitet qytetari ne sitemin e shendetesise se Norieges! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Dr. Berisha. Desha tkallzim ne lidhje me vizitat mjeksore ne shendetsi, (Spitalin Rajonal te Lezhes). sot po pergatisja dokumetacionin per te rinovuar patenten, dhe si fillim u drejtova tek mjeku i familjes per te bere viziten, dhe per te terhequr formularin e mjeko ligjor, dhe aty paguajta 1.000 leke, dhe nga aty duhet te shkoja tek Spitali Rajonal Lezhe per te vazhduar me vizitat e radhes. Tek Recepsioni dorzova dok. qe mjeku i familjes me kishte dhene ku aty shenohej se jam i siguruar, kam mbi 10 vite pune i siguruar, dhe aty me thane qe vizitat duhet te paguhen, dhe aty paguajta 3.000 leke, per viziten e okulistit dhe te O.R.L.dhe ne faturen qe me kane dhene eshte e shenuar se nuk jam i siguruar, i kerkova shpjegim Zonjes qe ishte te arka dhe me tha ska problem njesoj eshte si i siguruar si i pa siguruar. Mund te di or burr i madh pse ne i derdhim keto kontribute? dhe duke derdhur kontribute cdo muaj cfare perfitojme ne shendetsi? sepse kta thone se shendetsia eshte falas, cfare eshte falas per kete kategori? Faleminderit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY