Vlorë, palma e kalbur bie në rrugë, rrezikon nënën dhe fëmijën

Vlorë, palma e kalbur bie në rrugë, rrezikon nënën dhe fëmijën

223
0
Shares

Palmat e dëmtuara nga buburreci i kuq dy vjet më parë janë lënë të kalben, duke rrezikuar jetën e qytetarëve që ndodh të kalojnë kur ndonjëra prej tyre shembet në rrugë.
Jo rrallë herë kurorat e palmave të llojit “fenix” që dikur dekoronin bulevardin, rrëzohen duke shkaktuar dëme materiale e duke rrezikuar jetën e qytetareve.
Një ngjarje e tillë u përsërit mëngjesin e së mërkurës kur kurora e një palme u rrëzua ndërsa pranë kalonte një nënë me fëmijën 6 vjeçar, i cili edhe pse nuk është lënduar fatmirësisht është trembur nga rrëzimi i beftë i trungut.
Po ashtu nga rrëzimi i palmës është rrezikuar edhe një shitës ambulant i cili fatmirësisht nuk gjendej afër stendës se sajuar të tregtimit, që është dëmtuar.
“Kjo është palma që u rrëzua dhe goditi një grua me një fëmijë të vogël. Ajo u godit në shpatull”, shprehet një dëshmitar.
Bashkia e Vlorës ka deklaruar disa herë se do t’i zëvendësojë palmat e dëmtuara, por projekti për rehabilitimin e bulevardit pritet të nisë në shtator të këtij viti.
“Arkitektët i kanë dhënë fundin projektit. Martin Sobota ka qenë në Vlorë dhe ka bërë provën e fundit me palmat. Ai ka ide që palmat e thara që janë pjesë e memories së Vlorës dhe t’i rivitalizojë ato.
Fillimisht projekti parashikon shfrytëzimin e palmave aktuale të dëmtuara, kështu që deri në zëvendësimin e tyre qytetaret duhet te bëjnë kujdes që të mos gjenden nën kurorën e palmës së radhës që mund të rrëzohet”, sqaron kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY