Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka treguar sot në “ABC News” se ai ka pasur një drekë me Eduart Selamin.
Ai ka treguar se i ka kërkuar Selamit që të tërhiqet nga gara për kreun e PD-së, që ta lërë Lulzim Bashën të vetëm në garë, duke i bërë nul zgjedhjet për kryetar partie.
Mirëpo, sipas Patozit, Selami nguli këmbë se ai nuk ishte një patericë e Bashës.
“I kërkova që të tërhiqet nga gara.
I thashë se ai është më keq se Maqo Lakrori dhe do të hyjë në histori me këtë që bën. Por ai kishte mendim tjetër dhe mendonte se do fitonte. Unë e ftoj sërish që të tërhiqet nga gara”, tha Patozi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/