Kryemadhi: Ne do ta çojmë për skrap qeverinë e krimit

Kryemadhi: Ne do ta çojmë për skrap qeverinë e krimit

61
0
Shares

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së ka folur para delegatëve të Konventës së kësaj aprtie, duke përshkruar një rrugë të gjatë përpara. Kryemadhi premtoi një opozitë të fortë dhe të vendosur, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama ‘dhëmbë për dhëmbë’ se qeverinë e krimit do ta çojë për skrap.
“Rrugë e gjatë na pret por nuk ka më kthim mbrapa. Është e qartë për të gjithë ne se ne jemi forca kryesore opozitare në Shqipëri. Nuk e përcaktoi pakica opozitën, por shumica. Kemi një punë të madhe përpara. Shumicën pasive ta kthejmë sa më shpejt në aktive që del, proteston hapur në rrugët e sheshet e Shqipërisë. Sheshet nuk janë për mitingjet e administratës shtetërore por për protestën popullore. Ne do të jemi ata që do ta çojmë për skrap qeverinë e krimit të organizuar dhe të vjedhjes së votave”, tha Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit, ata që votuan LSI-në janë heronj se nuk pranuan shantazhin e administratës publike duke kërcënuar edhe fëmijët e tyre maturant.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY